Home Aktualitet 10 vjet nga tragjedia e 9 janarit.

10 vjet nga tragjedia e 9 janarit.

684
0

tragjedia e 9 janSot bëhen 10 vjet nga tragjedia e 9 Janarit, ku në tentativë për të udhëtuar drejt Italisë, u mbytën 20 persona ndërsa 8 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

Gomonia me 36 persona në bord u nis nga gjiri i Palasës në Vlorë në orët e vona të natës drejt brigjeve të Italisë në 9 janar 2004, por për shkak të dallgëve që shkonin 5-6 ballë gomonia pësoi defekt në ujërat e Gadishullit të Karaburunit duke u fundosur.

Si pasojë e mbytjes së gomones 28 persona humbën jetën ku viktimat ishin kryesisht nga zona e Shkodrës. Të mbijetuarit ishin tre skafistët që drejtonin gomonen dhe 6 emigrantë që kishin paguar për të shkuar në Itali.

Për tragjedinë e 9 janarit janë dënuar si përgjegjës 5 persona ku Nazmi Hykaj, është dënuar me 25 vjet burg, Cukal Delija me 25 vjet burg, Zef Marku me 25 vjet burg, Elton Tafili me 20 vjet burg dhe Altin Belulaj me 20 vjet burg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here