Home Aktualitet Nje tjeter ish i denuar politik i ve flaken vetes

Nje tjeter ish i denuar politik i ve flaken vetes

616
0

Sot në diten e 19 të grevës së urisë së ish-të burgosurve politikë, një tjetër grevis ndërmerr aktin ekstrem të vetëflijimit.

Pas Gjergj Ndrecës, shoku i tij, ish i burgosuri politik, Iirjak Beko 47 vjeç nga Skrapari ka tentuar t’i japë fund jetës duke i vënë flakën vetes.

TV ‘News 24’ transmetoi direkt nga vendngjarja pamjet tronditëse.

Iirjak Beko është çuar qetësisht nga çadra, ka dalë në një minioborrin e improvizuar dhe pasi ka derdhur benzinë mbi rrobat e trupit, ka ndezur çakmakun. Trupi është mbuluar menjëherë në flakë, të cilat për disa sekonda kanë përparuar në trupin e ish-të burgosurit politik. Nën thirrjet, “Mos!”, “Shpejt çohuni!”,”Ujë!”, shokë të grevës, ish-të përndjekur politikë kanë hedhur menjëherë batanije dhe ujë mbi trupin e Bekos duke shuar me vështirësi flakët.

Më pas Bejko është dërguar në drejtim të spitalit të djegieve me ane të një autoambulance, që qëndron përçcdo situate emergjente në vendgjarje.

Pas aktit të Gjergj Ndrecës, ky është i dyti rast, që në grevën e urisë së ish-të burgosurve politikë, tentohet vetëflijimi me anë të djegies.

Mjekët pohojnë se djegia e Bekos është në shkallën e tretë në masën 50%. ‘Lirak Beko erdhi ne gjendje të rëndë, ka djegie të shkallës së tretë në rreth 50% të trupit”.
Mjekët bënë të ditur për ‘News 24’ se djegie të lehta ka marrë dhe ish i burgosuri tjetër, Agim Kollcaku që ndihmoi të shuante flakët e Bekos.

Ish-të burgosurit politikë kërkojnë nga Qeveria të plotësojë kërkesat e tyre për dëmshpërblim për vitet e burgut që kanë kryer në vitet e diktaturës për shkak të politikës së atëhershme.

Ina Ndreca sheh imazhet live nga ‘News 24’
Gjatë momentit të djegies së Lirak Bejkos, gjithçka ndodhi para syve Ina Ndrecës, bashkëshortes së ish-të burgosurit tjetër, Gjergj Ndreca. Ina Ndreca ndodhej në televizionin TV ‘News 24’ në emisionin ‘Zemër e Hapur’ të Vila 24 kur pa pamjet e rënda. ‘Mos Lirak, mos!’, ishin fjalët e Ina Ndrecës, që pa imazhet e ngjashme me të bashkëshortit të saj Gjergj Ndreca, që tentoi të vetëflijohej në të njëjtën formë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here