Home Aktualitet KE i jep Shqipërisë statusin e vendit kandidat në BE

KE i jep Shqipërisë statusin e vendit kandidat në BE

706
0

Komisioni Europian rekomandoi sot dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë, por duke e kushtëzuar këtë propozim me disa kritere shtesë që vendi ynë duhet të përmbushë.
Burime të Komisionit Europian kanë konfirmuar se do të jetë një status i kushtëzuar, me disa kritere shtesë që do të kërkohet të plotësohen deri në takimin e radhës të liderëve të BE-së, të cilët do të vendosin nëse do aprovojnë dhënien e statusit kandidat për në BE, Shqipërisë.

Sipas këtyre burimeve, në publikimin që do të bëhet të mërkurën, do të jepet vlerësimi për 12 prioritetet kyçe të KE-së, një pjesë e të cilave janë përmbushur plotësisht, dhe disa të tjera janë përmbushur pjesërisht, por jo mjaftueshëm.

Sa u përket 12 prioriteteve kyçe të Komisionit Europian, të paplotësuar kanë mbetur tashmë reforma parlamentare dhe miratimi i ligjeve për Gjykatën e Larte dhe Shërbimin Civil. Ashtu siç është bërë e qartë disa muaj më parë, kriteret e përcaktuara për marrjen e statusit do të jenë të ndryshme nga ato për fillimin e negociatave për anëtarësim, ku sipas burimeve të KE-së, zgjedhjet parlamentare të 2013-ës nuk do të jenë kusht për marrjen e statusit.

Marrja e statusit të kushtëzuar u konfirmua edhe nga agjencia italiane e lajmeve ‘Ansa’, e cila raportoi sot se marrja e statusit do të kushtëzohet me progresin e reformave në vend. Pas dy refuzimesh radhazi ndaj kërkesës së Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat, këtë vit vendi ynë do të arrijë të kalojë provimin e Brukselit, megjithëse jo me notën maksimale.

Shqipëria do te bëhet kështu vendi i pestë i Ballkanit, kandidat për të hyrë në BE, pas Kroacisë që do të anëtarësohet në 2013-ën, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Sërbisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here