Home Aktualitet Fier, CEZ pushon nga puna 40 punonjes, hidhen ne proteste

Fier, CEZ pushon nga puna 40 punonjes, hidhen ne proteste

528
0

Rreth 40 inspektorë të kompanisë CEZ , të cilët punojnë në sektorin e kujdesit ndaj klientit kane protestuar sot pas komunikimit te pushimit nga puna nga drejtuesit e kësaj kompanie.

Sot në mëngjes ata janë mbledhur para zyrave kryesore të këtij sektori dhe nuk kanë lejuar që të futen në zyrë punonjësit e administratës. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe në zyrat ku paguhen faturat e energjisë elektrike nga konsumatorët fierakë.  Ata i kanë vendosur një zinxhir dhe dryn rreth derës kryesore të zyrës duke bërë që qytetarët të largoheshin.

Drejtuesit i kanë vënë kusht mbledhjen e gjobave të vendosura ndaj familjarëve e klientëve debiorë të cilët nuk kanë paguar detyrimet, e cila sipas punonjësve kap shifrën e 50 milionë lekëve. Punonjësit thonë se pushimi i tyre nga puna është i padrejtë dhe realizimi i kësaj shume është i pamundur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here