Një 24 vjeçar gjeti vdekjen nga asfiksia pasi banesa e tij është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm (10 tetor) në Valias të Kamzës.
Nga të dhënat e para mësohet se viktima është Sajmir Arifi, 24 vjeç nga qyteti i Kukësit. Mësohet se viktima ka qenë duke fjetur gjumë, ndërkohë që 8 anëtarët e tjerë të familjes kanë arritur të largohen.
Një grup ekspertësh hetimorë nisën hetimet për të zbardhur shkaqet e flakëve ndërkohë që nga të dhënat e para dyshohet se shkak mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike.