A do të jetë Lulzim Basha kryetar i ardhshëm i Bashkisë së Tiranës? Kjo është pyetja që i bëjnë njëri-tjetrit demokratët në korridoret e selisë blu. Sipas të gjitha kalkulimeve: PO. Tre herë radhazi-ministër: i Transporteve, i Jashtëm dhe tani i Brendshëm, Basha po profilizohet si njeriu më i përshtatshëm i Berishës, për t’ia dalë në një sipërmarrje politike që ky i fundit po kërkon ta fitojë me çdo kusht. Kjo edhe për arsyen se ai do të thyejë pikërisht mitin e fundit të Edi Ramës si kryebashkiak. Emri i tij është i lidhur ngushtë me atë të Berishës. Ky i fundit i ka mbrojtur gjithmonë krahët dhe tani, Basha është pothuajse produkt i tij. Gazeta “Tirana Observer” boton sot të gjitha skenarët dhe lëvizjet që e nxjerrin Lulzim Bashën si kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, kandidaturë e cila pritet të zyrtarizohet vitin e ardhshëm.
Skenarët
A do të jetë Lulzim Basha kryetar i ardhshëm i Bashkisë së Tiranës? Zërat që qarkullojnë janë të shumtë, por emrat e kandidatëve që do të provojnë t’i zënë vendin Edi Ramës aktualisht qëndrojnë të kyçura vetëm brenda mendjes së Berishës, i cili si zakonisht do të ketë fjalën e fundit në këtë kapitull, ashtu si në çdo manovër që projektohet në godinën e demokratëve. Lista që qëndron mbi tavolinë është e gjatë, por realisht, numri i kandidatëve të vërtetë është shumë skars për ti vënë në siklet demokratët nga zgjedhja. Disa prej kandidaturave më të mundshme tashmë e kanë djegur kartën e tyre duke lëshuar rrënjët në postet përkatëse që iu dorëzua nga vetë Berisha. Ndërkohë vetë ky i fundit me fitoren e zgjedhjeve të fundit parlamentare i qetësoi njëherë e mirë ujërat nëpër dikastere duke kënaqur oreksin e të gjithë mbështetësve të tij. E megjithatë një vend ka mbetur ende bosh. Kulla e fundit e Berishës mbetet bashkia e Tiranës. Është një luftë politike, jo vetëm për bashkinë më të madhe në vend, por prapa saj fshihet edhe një duel simbolik midis njerëzve të Berishës dhe ato të Edi Ramës. Që të dy kanë jo më shumë se një vit kohë deri në zgjedhjet e ardhshme. Rama është i impenjuar në betejën e tij politike me mazhorancën dhe bojkoti i parlamentit, duket se po i ha më shumë kohë dhe forca se sa duhet. Berisha nga ana e tij ndodhet në pozita shumë herë më komode dhe mund t’ia lejojë vetes luksin që të zgjedhë me kujdes njeriun që do të konfrontohet me opozitën. Por ngado që të hedhësh shikimin, në Partinë Demokratike të gjitha rrugët të çojnë tek një emër i vetëm. Ai quhet Lulzim Basha.
Kandidat për kryetar bashkie
Berisha i dorëzoi çelësat e ministrisë së Brendshme duke e spostuar në krye të një institucioni kyç i cili qëndron me një këmbë në sigurinë e rendit publik dhe me një këmbë tjetër në atë të pushtetit lokal. Dy detyra të reja që Basha duhet ti menaxhojë me shumë kujdes dhe këtu nuk ka vend për gabime. Në fakt tashmë asnjë në PD, nuk e fsheh faktin që Basha është pinjolli i Berishës dhe shumë herë ai është hipotetizuar se do të jetë pasardhësi i tij i denjë në krye të demokratëve. Përpara se të ngjisë shkallën e fundit, duhet të kalojë edhe disa kohë. Por mbi të gjitha duhet të kalojë provën finale që me sa duket e ka emrin bashkia e Tiranës. Më shumë se influenca që ka në kryeqytetin ku jeton pjesa më e madhe e shqiptarëve, ky post është një sprovë politike për të testuar forcat në nivel lokal. Por jo vetëm kaq. Qëllimi kryesor është ai thyerjes së Ramës brenda shtëpisë së tij, nga ku ka qëndruar në krye për 10 vjet me rradhë duke u shndërruar në mitin e një njeriu të pathyeshëm. Ndaj edhe Berisha ka për synim që ta mundë pikërisht në këtë fushëbetejë, e cila ka qënë edhe pika e tij më e fortë. Dhe kush më mirë se Basha mund ta përfaqësojë në këtë garë. Është njeriu më i besuar i Berishës në PD dhe përfaqësuesi më i mirë i filozofisë së tij të drejtimit. I ka kryer gjithmonë mirë detyrat e shtëpisë që i janë ngarkuar nga doktori. Nuk ka pasur asnjë moment hezitimi të mbrojë këtë të fundit dhe e ka bërë më shumë nën profilin e një politikani sesa në atë të një militanti. Është i qartë në ato që thotë dhe e di shumë mirë se çfarë kërkon duke mos humbur prapa retorikës politike. Si çdo politikan që ka pasur pushtet, ka edhe ai skelete në dollapin e tij, që e ka emrin rruga Durrës-Kukës, por gjithsesi kjo tani është një histori e hedhur prapa krahëve. Ka staturën e një politikani të vërtetë dhe brenda rradhëve të demokratëve është i vetmi personazh që Berisha mund ta çojë pa frikë në betejë.
Përgjegjësitë
Një gjë është e sigurtë. Lulzim Basha përpara ka një të ardhme politike. Emri i tij është i lidhur ngushtë me atë të Berishës. Ky i fundit i ka mbrojtur gjithmonë krahët dhe tani ai është pothuajse produkti i tij. Statura politike i jep edhe një avantazh të lehtë ndaj konkurrencës brenda selisë blu, por gjithsesi është njeriu që ulet gjithmonë në të djathtë të Berishës dhe kjo nuk është një rastësi. Tre ministritë, ajo e Transporteve, e Jashtme dhe së fundmi e Brendshme gjithsesi janë një përgjegjësi e madhe politike që Basha ka marrë përsipër përgjatë këtyre viteve. Por veten më shumë se kudo tjetër e ka gjetur tek diplomacia e cila e bëri më të njohur duke i dhuruar në mjaft raste edhe disa dhurata të këndshme të cilat i mbyllën të gjitha boshllëqet që kishte lënë si ministër i Transporteve dhe Rrugëve. Anëtarësimi në NATO dhe kërkesa për anëtarësimin në BE e kthyen në yllin polar të Berishës. Por i detyruar nga faktori Meta dhe vetë mbijetesa e tij Berisha u detyrua ta dërgonte në ministrinë e Brendshme me qëllimin e vetëm për ta përgatitur për duelin final për bashkinë e Tiranës.
Pyetja e demokratëve
A do të jetë Lulzim Basha kryetar i ardhshëm i Bashkisë së Tiranës? Kjo është pyetja që i bëjnë njëri-tjetrit demokratët në korridoret e selisë blu. Sipas të gjitha kalkulimeve: PO. Tre herë radhazi-ministër: i Transporteve, i Jashtëm dhe tani i Brendshëm, Basha po profilizohet si njeriu më i përshtatshëm i Berishës, për t’ia dalë në një sipërmarrje politike që ky i fundit po kërkon ta fitojë me çdo kusht. Kjo edhe për arsyen se ai do të thyejë pikërisht mitin e fundit të Edi Ramës si kryebashkiak. Emri i tij është i lidhur ngushtë me atë të Berishës. Ky i fundit i ka mbrojtur gjithmonë krahët dhe tani, Basha është pothuajse produkt i tij.
Pse Basha?
Emri i tij është i lidhur ngushtë me atë të Berishës. Ky i fundit i ka mbrojtur gjithmonë krahët dhe tani ai është pothuajse produkti i tij. Statura politike i jep edhe një avantazh të lehtë ndaj konkurrencës brenda selisë blu, por gjithsesi është njeriu që ulet gjithmonë në të djathtë të Berishës dhe kjo nuk është një rastësi. Tre ministritë, ajo e Transporteve, e Jashtme dhe së fundmi e Brendshme gjithsesi janë një përgjegjësi e madhe politike që Basha ka marrë përsipër përgjatë këtyre viteve.
LSI-ja lojë të dyfishtë për Tiranën, presion Berishës dhe kundër Ramës
Rama sërish kandidat për Bashkinë e Tiranës
Vitin e ardhshëm Bashkia Tiranës do ta ketë të vështirë të ndërrojë padron. Njeriu që qëndron prej nëntë vitesh në krye të saj do të rikandidojë sërish për këtë post. Lajmi ende nuk është deklaruar zyrtarisht, por konfirmohet nga disa deputetë që janë bashkëpunëtorë të ngushtë të Edi Ramës.
Arsyet e kandidimit
Iniciatori i kësaj nisme është vetë kryetari i socialistëve Edi Rama, i cili ka marrë përsipër të kandidojë sërish vitin e ardhshëm për bashkinë më të madhe të vendit. Sipas mbështestëve tij Rama do të kandidojë për disa arsye. Një ndër to është se Edi Rama pas humbjes së 28 qershorit kërkon të korrë një fitore të madhe për t’u dhënë zemër mbështetësve të tij. Dhe ku do të kishte fitore më të bukur se sa rikonfirmimi i tij në krye të Bashkisë së Tiranës, që prej 10 vitesh drejtohet nga Edi Rama, çka e ka bërë këtë Bashki një obsesion të demokratëve, që nuk kanë lënë kartë pa lëvizur për të fituar këtë Tiranën. Një tjetër arsye pse Rama do të rikandidojë, është se nëse ai fiton këshilltarët e tij të fushatave zgjedhore e kanë këshilluar, që më pas PS-ja do ta ketë më të lehtë të fitojë zgjedhjet e përgjithshme. Një tjetër arsye është, dhe kjo është ndoshta më kryesorja, se Edi Rama nuk ka gjetur një kandidat potencial që të kandidojë në emër të PS-së për Tiranën. Kështu ai kërkon që të mos rrezikojë me kandidatë rë tjerë që të humbasë Tiranën. Por rikandimi i Edi Ramës është edhe një thikë me dy presa për të. Nëse ai fiton sërish do tu mbyllë gojën njëherë e mirë kundërshtarëve brenda partisë së tij, por ama nëse humbet, këtë radhë Blushi dhe deputetët e tjerë të LMN-së zor se do ta lënë të qetë. Megjithatë Edi Rama e ka nisur që tani fushatën për Tiranën, duke bërë përurime të shumta dhe duke prezantuar projekte për kryeqytetin.
Loja e LSI-së
Por edhe LSI-ja nga ana e saj nuk po rri duarkryq. Në fakt ajo po luan një lojë të dyfishtë. LSI po studion mundësinë që të dalë me një kandidat te vetin për Tiranën, jo për ti bërë karshillëk Sali Berishës, por që të shkëpusë sa më shumë vota nga elektorati i majtë. Në këtë mënyrë do të pakësohet numri i të majtëve që votojnë direkt nëse LSI-ja do të dilte me një kandidat për përbashkët me PD-në. Të majtët e LSI-së nuk mund t’ia jepnin dot votat një kandidati të PD-së, pavarësisht se kjo parti është në koalicion me të, dhe do të preferonin Edi Ramën. Ndërkohë që mënyrë indirekte LSI e ka nisur fushatën për Tiranën. Duke zgjedhur kryetarin e LSI-së për Tiranën, LSI ka nisur një mini-fushatë për kryeqytetin. Nga ana tjetër me anë të kësaj lëvizje, LSI-ja do të kërkojë nga Berisha si kompensim sa më shumë komuna dhe bashki.
Loja e LSI-së
Por edhe LSI-ja nga ana e saj nuk po rri duarkryq. Në fakt ajo po luan një lojë të dyfishtë. LSI po studion mundësinë që të dalë me një kandidat te vetin për Tiranën, jo për ti bërë karshillëk Sali Berishës, por që të shkëpusë sa më shumë vota nga elektorati i majtë. Në këtë mënyrë do të pakësohet numri i të majtëve që votojnë direkt nëse LSI-ja do të dilte me një kandidat për përbashkët me PD-në.
Mini-fushata e LSI-së
Ndërkohë që mënyrë indirekte LSI e ka nisur fushatën për Tiranën. Duke zgjedhur kryetarin e LSI-së për Tiranën, LSI ka nisur një mini-fushatë për kryeqytetin. Nga ana tjetër me anë të kësaj lëvizje, LSI-ja do të kërkojë nga Berisha si kompensim sa më shumë komuna dhe bashki.
Pse rrezikon Rama?
Por rikandimi i Edi Ramës është edhe një thikë me dy presa për të. Nëse ai fiton sërish do tu mbyllë gojën njëherë e mirë kundërshtarëve brenda partisë së tij, por ama nëse humbet, këtë radhë Blushi dhe deputetët e tjerë të LMN-së zor se do ta lënë të qetë. Megjithatë Edi Rama e ka nisur që tani fushatën për Tiranën, duke bërë përurime të shumta dhe duke prezantuar projekte për kryeqytetin.