Home Ekonomi Selanik, nisin punimet per gazsjellesin TAP

Selanik, nisin punimet per gazsjellesin TAP

651
0

1463409086Trans_Adriatic_Pipeline_503752951Në një ceremoni zyrtare, të zhvilluar  ditën e djeshme në qytetin e Selanikut, është kryer përurimi i gazsjellësit Trans-Adriatik “TAP”, nën praninë e përfaqësuesve të lartë të 7 vendeve pjesë e këtij projekti të rëndësishëm në rajon, si dhe të të ftuarve të tjerë nga BE dhe nga SHBA.

“Ky gazsjellës është një projekt i rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin, madje edhe për të gjithë Europën. Ne besojmë se, përmes këtij gazsjellësi të rëndësishëm vet Bashkimi Europian do të ndikohet pozitivisht në politikat e veta të jashtme”, tha Niko Peleshi, zv.kryeministër.

“Si çdo projekt interkonektiviteti, sidomos në sektorë strategjikë siç është energjia, ndikon në përmirësimin e marrëdhënieve, sepse bëhet fjalë për integrimin fizik të rrjeteve energjetike, në këtë rast të gazit, mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kjo është një gjë shumë e mirë, sepse dhe vet proceset e interkonektivitetit nga Bashkimi Europian shihen në themel të proceseve integruese”, deklaroi ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri.

Edhe gjatë përurimit të djeshëm të fillimit të punimeve është theksuar se Shqipëria, Greqia dhe Italia do të përfitojnë ndjeshëm nga kalimi i TAP-it në vendet e tyre, duke u ngritur në një nivel më të lartë në hartën energjetike europiane.

Gazsjellësi i ri Trans-Adriatik (TAP) është projektuar të transportojë gazin azer përmes Greqisë veriore e Shqipërisë për në Itali, një investim që do të reduktonte varësinë energjetike të Europës nga Rusia. Ai do të jetë 878 kilometra i gjatë nga kufiri i Greqisë me Turqinë, deri në Italinë jugore, si dhe përfshin gjithashtu një shtrirje nën detin Adriatik prej 105 kilometrash. Shpërndarja e gazit drejt Europës pritet të fillojë në vitin 2020.

Kryeministri grek Alexis Tsipras tha gjithashtu se, projekti do të krijonte 8.000 vende të reja pune në vendin e tij që po vuan ekonomikisht, e që deri më tani ka një normë papunësie prej 24 për qind. Kreu i ekzekutivit grek foli gjatë ceremonisë së ditëst së djeshme, për fillimin e ndërtimit të gazsjellësit në qytetin verior portual grek.

“TAP” është një projekt bashkërisht i investuar dhe i zotëruar prej kompanisë britanike “BP”, asaj azere “SOCAR”, italianes “Snam”, belges “Fluxys”, spanjolles “Enagas”, si dhe zviceranes “Axpo”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here