Home Politike Rezultati për Tiranën sot në orën 18.00

Rezultati për Tiranën sot në orën 18.00

536
0

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot reth orës 18.00 për të miratuar vendimin që shpall Lulzim Bashën kryetar të Bashkisë së Tiranës.

Sipas këtij institucioni, administrata po harton aktin, që përfshin në vetvete gjithë mbledhjen e votave të rinumëruara pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor në datë 13 qershor dhe shtimin e tyre në tabelën e rezultatit të përgjithshëm për kryetar Bashkie.

Pas rinumërimit të votave në gjithë kutitë e Tiranës, kandidati demokrat Lulzim Basha është në avantazh me 95 vota, kundrejt kandidatit opozitar Edi Rama.

Sipas shifrave të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për këshillin e Bashkisë u gjetën 319 vota të hedhura gabim. Ndërkohë 1527 vota janë hedhur gabim për kryetarin e minibashkisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here