Home Ekonomi Zbulohet tjetër skemë mashtrimi me TVSH, 2 ne pranga

Zbulohet tjetër skemë mashtrimi me TVSH, 2 ne pranga

716
0

tatimet-drejtoriaDrejtoria e Pergjithshme e Tatimeve njofton zbulimin e nje tjeter skeme mashtrimi me TVSH-ne, me nje dem shtetit ne vleren 1 milione dollare.

Nga Policia e Shtetit deri më tani është bërë i mundur arrestimi i shtetasve Bujar Male dhe Urim Canaj dhe është shpallur kërkimi për 5 administratorë të tjerë.

“Nga hetimet e deritanishme rezulton se të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin nëpërmjet mashtrimit me TVSH-në deri në këtë fazë të hetimit ka rezultuar se kanë shkaktuar një dëm me vlerë rreth 1 milion dollarë. Shmangia e TVSH-së është kryer në fushën e kromit, ndërtimit dhe të kartave rimbushëse telefonike”- njofton DPT.

Të pandehurit janë nën akuzë për veprat penale të cilat i kanë kryer në bashkëpunim:  “Krijimit të skemave mashtruese me TVSH” në bashkëpunim, “Fshehjes së të ardhurave” kryer ne bashkëpunim, “Fallsifikimit të vulave, stampave apo formularëve”, “Pastrimit të Produkteve të veprës penale” në bashkëpunim.

“Administrata Tatimore iu bën thirrje subjekteve tatimpagues që të krijojnë marrëdhënie tregëtare me subjekte të besueshme dhe të mos përfshihen në skema mashtrimi të cilat shkatërrojne imazhin e subjekteve serioze dhe i shkaktojne dëme të konsiderueshme buxhetit të shtetit dhe shoqërisë”- njofton DPT.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here