Home Aktualitet Shën Valentini, zgjidhni look-un qe ju pershtatet

Shën Valentini, zgjidhni look-un qe ju pershtatet

757
0

Romantike, e sofistikuar, natyrale ose seksi!
Këto janë disa nga alternativat e sygjeruara për femrat në ditën e veçantë të të dashuruarëve, Shën Valentinin.
Ju zgjidhni look-un që ju pëlqen dhe që ju përshtatet me tepër.

Look-u romantik
look-shen-valentini
Zgjidhni një fustan të zi rrjetë, dhe transformohuni në një mbretëreshë zemrash me një kurorë trëndafilash të kuq në kokë.
Vini një ton të lehtë mbi faqe dhe lyeni buzët në të kuqe të lehtë. Ky trend dominonte në sfilatën e stilistes Alice Olivia.

Look i sofistikuar
look-shen-valentini2
Ju pëlqen të keni një pamje estetike? Zgjidhni një veshje e cila është e hapur në pjesën e bustit dhe nxjerr në pah fytyrën tuaj. Flokët ngjitini bashkë duke përdorur një lloj xheli dhe më pas përdorni një lloj llaku me shkëlqim. Për syte zgjidhni ngjyrën blu te lehtë dhe argjendin, ndërkohë që mbi buzë aplikoni një ngjyrë rozë.
Ky trend dominonte në sfilatën e Christian Dior, vjeshtë-dimër 2013/2014.

Look-u seksi
look-shen-valentini3
Perfekte nëse keni një imazh të ftohtë, por doni të dukeni njëkohësisht seksi.
Fytyra është në plan të parë. Mbilidhini flokët topuz, ndërkohë që duhet të nxirrni në pah tiparet tuaja, vetullat e projektuara siç duhet dhe të lyera. Ndërkohë që mbi buzë duhet të aplikoni një të kuqe të trëndafiltë.
Mos harroni rimelin për qerpikët që të dukeni sa më natyrale. Ky trend dominonte në sfilatën e Ninna Riccit.

Look-u natyral, ujë dhe sapun
look-shen-valentini4
Ju mund të jeni intriguese edhe nëse shfaqeni natyrale, ujë dhe sapun. Flokët tuaj lërini lirshëm, vetullat sa më natyrale, një shkëlqyes rozë të lehtë për buzët dhe hije kafe të lehtë në sy.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here