Home Politike Kryeministri ne Opinion: “Enverizmi eshte akoma mes nesh”

Kryeministri ne Opinion: “Enverizmi eshte akoma mes nesh”

724
0

rama-opinionKryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Opinion” i është përgjigjur pyetjes së gazetarit Blendi Fevziu rreth pranisë së fotografisë së Enver Hoxhës në ceremoninë e Çlirimit të vendit më 29 nëntor 2013. Sipas Ramës ky element nuk ka lidhje me protokollin e shtetit, por me lirinë e njerëzve që përkujtojnë ngjarjen në fjalë dhe që kanë bindje të vetat politike. “që prej 23 qershorit ne nuk i rrethojmë më Varrezat e Dëshmorëve me gardhe me policë. Njerëzit aty vijnë lirisht.

Kërkojeni Enverin aty ku ka zënë rrënjë enverizmi. Enveri vdiq por enverizmin e kemi këtu akoma ”, deklaroi Rama. Duke folur për festimet e 70-vjetorit të Çlirimit dhe thashethemin e ngritjes së një busti të Enver Hoxhës me këtë rast, kryeministri Edi Rama ka mohuar plotësisht këtë gjë, duke theksuar madje se do të ngrihet një komision shtetëror për vlerësimin e monumenteve dhe busteve të ngrituar këto vjet në çdo rreth të Shqipërisë. Rama ka shtuar se këtë vit, Shqipëria do të përkujtojë edhe Luftën e Parë Botërore, një ngjarje për të cilën Europa ka kohë që përgatitet, por edhe krijimin e qeverisë së Vidit (drejtues Turhan Pasha), që është e para qeveri shqiptare e njohur nga Perëndimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here