Home Ekonomi INSTAT, rriten shpenzimet per arsimim

INSTAT, rriten shpenzimet per arsimim

745
0

INSTAT-620x265INSTAT publikon të dhënat për inflacionin në muajin janar të këtij viti. Sipas kësaj strukture rritja më e madhe e çmimeve shënohet në zërin e arsimimit, gjë që i dedikohet frekuentimit të arsimit privat.

Inflacioni vjetor për muajin janar shënoi 1,5 përqind, duke qëndruar larg objektivit të Bankës së Shqipërisë që ka një inflacion të shënjestruar prej rreth 3%.

Sipas Institutit të Statistikave krahasuar me muajin Janar e 2015, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shërbimi arsimor” me 4,8 % pasuar nga grupi, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 4,3 %, grupi “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,3 %.

Ndërsa, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin Veshje e këpucë me -3,7 %, pasuar Transport me -2,5 %, dhe shëndeti me -1,6 %.

INSTAT gjithashtu njoftoi se ka ndryshuar shportën e mallrave të konsumit, e cila shërben si bazë për matjen e inflacionit.

Kështu pesha ushqimeve në shpenzimet e familjeve ka rënë në 2015 krahasuar me 2007, por ndërkohë zgjerimi i disa tregjeve si ai i arsimit privat apo i shëndetësisë kanë rënduar xhepat e familjeve shqiptare.

Sipas INSTAT në shportë janë futur 66 artikuj të rinj dhe hequr 6 të tjerë, pesha e cila është rishpërndarë po brenda shportës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here