Home Aktualitet Shkodër, kapen 1458 rrënjë kanabis, 1 në pranga

Shkodër, kapen 1458 rrënjë kanabis, 1 në pranga

498
0

Policia e Shkodrës ka bërë të mundur sekuestrimin e 1458 rrënjë kanabis ndërsa ka arrestuar një grua dhe ka shpallur në kërkim djalin e saj.

Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar shtetasja me inicialet Z.Mhilli banuese në fshatin Ukbibaj të Shkodrës, dhe është shpallur në kërkim djalit i saj shtetasit Anton Mhilli 33 vjeç.

Arrestimi kësaj shtetase u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen Thep të fshatit Ukbibaj të komunës Shllak, pikërisht në oborrin e banesës së saj, u gjeten 1458 rrënjë kanabis, të cilat ishin të vendosura në thasë plastik.

Gjithashtu policia gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të arrestuarës ka bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e një armë zjarri automatik e tipit (kallshnikov) e modelit 56 dhe një karikatore me 30 fishekë.

Ndërkohë materialet në ngarkim të shtetases Z. M. dhe shtetasit Anton Mhilli, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Shkodër, për veprat penale të “Kultivim të bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve lutarake”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here