Home Aktualitet Shpërthim në një lokal në periferi të Tiranës

Shpërthim në një lokal në periferi të Tiranës

690
0

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në një lokal në Tiranë duke shkaktuar dëme të konsiderushme materiale.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës në një lokal në Lundër të Tiranës.

Fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz, por janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Dyshohet se shpërthimi është kryer me lëndë plasëse, lloji i të cilës pritet të verifikohet nga policia.

Efektivët e policisë ndodhen në vendgjarje dhe po hetojnë motivet dhe autorët e shpërthimit, që për momentin ende nuk dihen.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here