Home Politike Tiranë, Rama shpalos projektin për kryqytetin

Tiranë, Rama shpalos projektin për kryqytetin

507
0

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, njëkohësisht kandidat për Bashkinë e Tiranës,ka prezantuar projektin për Tiranën, të cilën e prezantoi si projekti i Tiranës së të ardhmes.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal në konceptet e zhvillimit urban. Sipas tij, ky projekt do të bëjë që të rritet vlera monetare për çdo qytetar të Tiranës, por gjatë prezantimit të këtij projekti, e ka cilësuar një legjendë urbane atë të betonizimit të Tiranës .

Sipas Ramës, rrethinat e Tiranës janë e ardhmja e saj, dhe kjo, po rrezikohet nga ndërtimet pa kriter që po bëhen në këto zona. Ai ka sulmuar në këtë mënyrë kryeministrin Berisha, i cili me anë të drejtuesve të tij vendor në këto zona, po e kthen kurorën e gjelbër, në zonë të betonizuar.

Po ashtu, ka shigjetuar drejtpërdrejt kryeministrin Berisha, kur tha se bën fushatë me shtrimin e asfalteve pa projekte konkrete.

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, tha se projekti që u prezantua, ka në fokus të tij mjedisin, gjelbërimin dhe ajrin e pastër. Projektin për Tiranën, Rama e ka prezantuar në një takim të organizuar në njësinë bashkiake numër 5 në Tiranë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here