Home Aktualitet Digjen ne makine 2 te rinj, dyshohet se jane ekzekutuar me pare

Digjen ne makine 2 te rinj, dyshohet se jane ekzekutuar me pare

589
0

benz-djegurDy persona janë gjetur pa jetë brenda një automjeti të djegur tek ish-vaskat e peshkut, pranë tregut të makinave në zonën e ish-Kënetës.

Viktimat sipas policise jane nga fshati Kamberas i Fushe-Krujes. Njeri nga viktimat eshte me mbiemer Kasalli ndersa tjetri Babasi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:45, kur viktimat janë gjetur të djegur nga policia brenda automjetit  të shkrumbuar tip ‘Mercedez Benz’ me targa AA930BJ.

Sipas informacioneve të policisë kufomat janë të seksit mashkull, ndërsa njëri është gjetur në sendiljen e pasme të mjetit ndërsa viktima tjetër në bagazhin e makinës.

Nga të dhënat e para dyshohet se personat mund të jenë ekzekutuar dhe më pas djegur. Fillimisht janë parë flakët më pas është njoftuar policia nga banorët e zonës.

Trupi i kufomave është nxjerrë nga automjeti i djegur pas orës 01:00 të mëngjesit. Sipas hetimeve të para të policisë, makina ‘Benz’ e shkrumbuar i përket zonës së Krujës. Efektivët e policisë tentuan të kontaktonin me pronarët e mjetit, por nuk u arrit asnjë kontakt.

Policia dhe një grup ekspertësh të mjekësisë ligjore kanë mbërritur në vendngjarje, dhe po hetojnë për identifikimin dhe shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here