Home Skender Minxhozi Le t’ja njohim një meritë kryeministrit serb

Le t’ja njohim një meritë kryeministrit serb

757
0

vucic-rama-pallati-brigadaveAleksandar Vuçiç ka qenë një personazh i njohur për të gjithë shqiptarët në gjashtë muajt e fundit. Që nga vizita e Ramës në Beograd, në nëntorin e shkuar, ai ka qenë pak a shumë zëri zyrtar i një Serbie që asokohe u trazua thellë nga ngjarjet në stadiumin e Partizanit të Beogradit, e më pas nga deklaratatat e kryeministrit të Shqipërisë në Pallatin e Serbisë. Ajo vizitë dhe ajo gjysëm-ndeshje futbolli, lanë pas një vazhdë helmesh e polemikash mes dy vendeve, të cilat përfshinë në mënyrë të pashmangshme edhe Kosovën.

Për të gjitha këto arsye, vizita e Vuçiç në Tiranë kishte të gjitha gjasat për të qenë “interesante”. Ashtu siç ne gazetarët e përcaktojmë fjalën “interesante”. Por asgjë e jashtëzakonshme nuk ndodhi, në 24 orët e qëndrimit të zyrtarit të lartë serb në Tiranë. Pati bllokim trafiku, fluturuan helikopterët e ushtrisë, u botuan fotot e serviseve me të cilat Vuçiç do të hante në drekën e darkën zyrtare, u krahasua gjatësia e tij me atë të Ramës, madje edhe ngjyra e kollareve, por vetëm kaq. Vuçiç nuk ja ktheu “reston” Ramës në Tiranë. As duke thënë frazën fatale “Kosova është Serbi”, as duke reaguar negativisht kur Rama përmendi pavarësinë kosovare dhe të drejtat e shqiptarëve të Preshevës.

Jo vetëm kaq. Vuçiç u tregua i përmbajtur edhe sot, kur shtrëngoi duart me kryeministrin e Kosovës Mustafa dhe kur i përgënjeshtroi në distancë mediat serbe, të ciat kishin parashikuar se ai do të linte sallën, kur Isa Mustafa të merrte fjalën. Të gjitha këto janë gjeste të vogla, por që në situata të tilla marrin përmasat e mesazheve të mëdha. E kjo i duhet njohur Aeksandar Vuçiçit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here