Home Politike Fleta e votimit, Kolegji pritet të shqyrtojë ankiminin e PS-së

Fleta e votimit, Kolegji pritet të shqyrtojë ankiminin e PS-së

480
0

Kolegji zgjedhor pritet të nisë këtë të premte shqyrtimin e ankimimit të subjektit politik Partia Socialiste , që ka lidhje me modelin e fletës së votimit.

Partia Socialiste paraqiti ankimim pasi Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi të miratojë modelin e fletës së votimit sipas të cilës në krah të emrit të kandidatit për kryetar Bashkie në Tiranë, Edi Rama, të mos vendosen inicialet e Partisë Socialiste, por vetëm incialet e koalicionit që ai përfaqëson.

PS e kundërshtoi këtë vendim, por shumica në KQZ deklaroi se çdo gjë ishte bërë brenda ligjit.

Nisja e prodhimit të fletëve të votimit ka lidhje me vendimin që do të japë kolegji, çka do të thotë se fletët nuk mund të prodhohen pa u marrë më parë një vendim.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here