Home Politike Rama: S`ka politikë, për luftimin e papunësisë

Rama: S`ka politikë, për luftimin e papunësisë

537
0

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranes, prezantoi sot në ditën e një majit, projektin për punësimin në ambjentet e Akademisë së Arteve. Një mijë të papunë, është numri që saktësoi Rama ndërsa vuri në dukje se ende nuk ka një politikë për të luftuar papunësinë në të gjitha planet.
Sot në ditën e Punës, ose Festa e Punëtorëve, një festë e cila synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve, paraqitet një projekt konkret nga opozita.

“Në Shqipëri janë një miljon të papunë dhe jemi dëshmitarë të kuturisjes së çdo politikani tradicional për të premtuar çfarë të mundet, duke filluar nga premtimet e papërmbajtura për punë. Saliu vetëm dy vjet më parë premtoi 160 mijë vende punë dhe sot shifra e të papunësisë është rrumbullakosur në 1 mijë të papunë dhe këtij numri i shtohen këtij 1 miljoni drithërrues në të cilën është dhe pikëpyetja më e madhe” tha Rama.

Kreu i opozitës tha se pas grabitjes së zgjedhjeve në 2009, ekonomia vijon të thellohet çdo ditë, ndersa ne vend ende mungojne politika, planet e zhvillimit dhe mungon konkurrenca.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here