Home Kulture Nishani dekoron At Zef Pellumin me titullin “Urdhri i Flamurit”

Nishani dekoron At Zef Pellumin me titullin “Urdhri i Flamurit”

197
0

at zefSHËNGJIN – Edhe njëherë tjetër Shëngjini kthehet në epiqendër të vëmendjes, pasi Presidenti i Republikës Bujar Nishani i akordon titullin më të lartë “Urdhri i Flamurit” klerikut dhe penës së artë At Zef Pëllumi. Gjithçka është përcjellë një ceremoni solemne e organizuar pikërisht pranë bustit të tij në Bulevardin e Shëngjinit.

Në praninë e përfaqësuesve të besimeve fetare, ish-Presidentit të Kosovës Sejdiu, deputetë të Parlamentit të Kosovës e ambasadorë të akredituar në vendin tonë, titulli i është dorëzuar kreut të komunës Shëngjin Salvador Kaçaj nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani.

Mirënjohje për jetë krenarisë që na la pas biri i Shëngjinit, At Zef Pëllumi, do te shprehej me këtë rast kreu i komunës Shëngjin Kaçaj, duke shtuar se ende ai vazhdon t’i japë Kombit nëpërmjet fjalës së tij.

Për Presidentin e Republikës Bujar Nishani në bibël fjala ishte e para, ndërsa për Shqipërinë post komuniste rrëfimi nisi i pari, e sigurisht At Zef Pëllumi foli për fuqinë shkatërruese të urrejtjes, të cilën ai e mohoi.

Përfaqësuesit e besimeve fetare kanë vlerësuar figurën e At Zef Pëllumit si dhe harmoninë fetare që përcillen pikërisht nga këto emra të shquar të kombit shqiptar.

Ditë e veçantë për çdo shqiptar, do të niste fjalën e tij ish-Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, sipas të cilit At Zef Pëllumi bën pjesë në plejadën e njerëzve të sakrificës dhe humanizmit.

Previous articleLady Gaga: Meshkujt e industrise muzikore me kane shfrytezuar seksualisht
Next articleSara Hoxha zyrtarizon lidhjen me Ledion Lico

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here