Home ShowBiz Lady Gaga: Meshkujt e industrise muzikore me kane shfrytezuar seksualisht

Lady Gaga: Meshkujt e industrise muzikore me kane shfrytezuar seksualisht

552
0

lady“Kam patur eksperienca të tmerrshme me meshkujt e industrisë muzikore. Më kanë bërë që të ndihem vërtetë keq. Nuk më dukej se më vlerësonin për aftësitë e mia muzikore, por më shikonin si diçka prej së cilës mund të përfitonin”.

Kështu është shprehur këngëtarja Lady Gaga në një intervistë të sajën, për revistën “Times”, ku ka shtuar se është ndjerë e shfrytëzuar seksualisht nga personat me të cilët ka bashkëpunuar.

“Shpresoj që kur vajzat e reja të përfshira në këtë fushë të lexojnë këtë artikull, të kuptojnë se nuk janë të detyruara të pranojnë atë që më ka ndodhur mua. Disa meshkuj që më ndihmuan në fillimet e karrierës, përfituan prej meje si fizikisht edhe psikologjikisht. Dua të jem shembull dhe ndaj po tregohem kaq e ndershme. Vlejmë po aq, ose më shumë se meshkujt në çdo fushë”, tha Gaga. Këngëtarja prej disa vitesh është e lidhur me aktorin Taylor Kinney dhe lidhja e tyre po shkon drejt seriozitetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here