Home Aktualitet Zbulohet nje laborator droge. Arrestohet nipi i Enverit, Ermal Hoxha

Zbulohet nje laborator droge. Arrestohet nipi i Enverit, Ermal Hoxha

1084
1

Një operacion ndërkombëtar me përfshirjen e Policisë së Shtetit, INTERPOL-it dhe EUROPOL-it ka çuar në shkatërrimin e një laboratori droge në Labinot-Fushë në Elbasan, ku janë sekuestruar 121 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, ndërsa janë vënë në pranga 8 persona, mes tyre edhe Ermal Hoxha 39 vjeç, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha.

laboratori-droge3

ermal-hoxhaKy i fundit është një emër i njohur për publikun shqiptar pasi është edhe bashkëshorti i këngëtares Rezarta Shkurta, ndërsa krahas tij në prangat e policisë kanë rënë edhe 5 shtetas të tjerë shqiptarë si dhe 2 shtetas kolumbianë.

Shqiptarët e arrestuar janë:
Gentian Gjonaj nga Elbasani
Arian Dalipi nga Elbasani
Ilir Hyseni nga Elbasani
Klemend Dalipi nga Elbasani
Ermal Hoxha nga Tirana
Sajmir Batku nga Tirana

Dy kolumbianët e arrestuar:
Cezar Avila nga Kolumbia
Walther Morena nga Kolumbia

Ndërkohë nga informacionet paraprake bëhet e ditur se në aksionin ndërkombëtar të policisë janë zbuluar dhe sekuestruar 121 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, ku 100 kg kokainë e përzier si dhe 3 kg kokainë e papërpunuar është zbuluar brenda laboratorit të drogës. Gjithashtu janë sekuestruar 3-4 ton përzierës, si dhe armë zjarri.

Burime nga Prokuroria bëjnë të ditura se në automjetin e Hoxhës janë zbuluar dhe sekuestruar një shumë parash prej 300 mijë eurosh. Ndërkohë në automjetin e të arrestuarit tjetër, Sajmir Batku janë zbuluar dhe sekuestruar 18 kg lëndë narkotike kokainë duke e çuar në total në 121 kg totalin e lëndës narkotike të sekuestruar në këtë superoperacion të policisë së shtetit në bashkëpunim me policinë ndërkombëtare.

Nga informacionet e marra nga policia bëhet e ditur se koka e grupit kriminal ishte Ilir Hyseni, i cili mësohet se është përgjuar i pari nga ana e autoriteteve të rendit. Më pas pista e përgjimeve është shtrirë edhe në personat e tjerë, ku i dyti është përgjuar edhe Hoxha, çka ka çuar më pas në zbulimin e grupit të trafikantëve.

Po të njëjtat burime saktësojnë se janë 24 persona të përfshirë gjithsej në këtë rrjet të trafikut të drogës, ku priten edhe arrestime, mes të tjerash edhe persona të tjerë të njohur për publikun shqiptar, dhe që i përkasin showbizit. Ndërkohë mësohet se ky grup i struktuar kriminal ka investuar një shumë prej 20 milion dollarësh për pasuri të patundshme në qytete të ndryshme të vendit.

laboratori-droge

Grupi i strukturuar i trafikantëve operonte në ish-magazinat e rezervave të shtetit nën pretekstin e një firme e cila grumbullonte bimë medicinale. Në këtë mënyrë sasia e lëndës narkotike dyshohet se vinte nga Amerika Latine, përmes këtyre bimëve medicinale, ndërsa pas përpunimit të saj në këtë laborator droge, lënda narkotike më pas trafikohej në tregun e brendshëm dhe në Europë, kryesisht në Gjermani.

Kanë qenë pikërisht autoritetet gjermane të cilat kanë dhënë sinjalizimin, dhe pas hetimeve prej të paktën 6 muajsh është bërë i mundur zbulimin dhe shkatërrimi i këtij rrjeti të mirëorganizuar trafiku narkotikësh.

laboratori-droge1

Firma e grumbullimit të bimëve medicinale merrte drogën nga Amerika Latine, destinacion Europa
Laboratori i drogës në Labinot-Fushë gjendej brenda ish-magazinave të rezervave të shtetit të braktisura dhe jofunksionale që në vitet 1997, dhe ku operonte një firmë e cila grumbullonte bimë medicinale. Dyshohet se në mesin e këtyre bimëve medicinale, të cilat vinin nga vendet e Amerikës Latine, transportohej edhe lëndë narkotike e cila më pas përpunohej në këtë laborator dhe më pas për t’u eksportuar drejt vendeve të Europës.

​Burime bëjnë të ditura se në këto magazina, operonte një ndër firmat më të mëdha grumbulluese të bimëve medicinale në vend, emri i së cilës nuk dihet ende, por që më pas atë e eksportonte vetëm në Gjermani.

Dhe pikërisht, po të njëjtat burime saktësojnë se sinjalizimi për këtë laborator droge është dhënë nga ana e autoriteteve gjermane ndërsa i gjithë operacioni i zbulimit të këtij laboratori droge është bërë i mundur falë hetimeve prej të paktën 6 muajsh të kryera nga ana e INTERPOL dhe EUROPOL. Por nga ana tjetër operacioni për shkatërrimin e tij mësohet se është kryer nga ana e policisë gjermane.

Sipas burimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për A1 Report organizata kriminale ka investuar 20 mln euro pasuri të patundshme në qytete të ndryshme të Shqipërisë, të cilat bëhet e ditur se do të sekuestrohen.

Ndërkaq, hetimi për zbulimin e rrjetit të trafikut dhe të personave të tjerë të përfshirë, është shtrirë edhe në qytetet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Vlorë.

Banorët: Dy magazinat iu dhanë me qera të njëjtit person, në të punonin 4 femra dhe 1 mashkull
Nga dëshimtë e marra nga vendi i ngjarjes, A1 Report ka mundur të zbulojë nga dëshmitë e banorëve se ish-magazinat e rezervave të shtetit janë privatizuar prej 5 vjetësh, ndërsa ambientet e tyre, i janë dhënë me qera të njëjtit person, emri i të cili nuk dihet nga banorët.

Sipas tyre, në magazinën e bimëve medicinale, brenda të cilit operonte firma, banorët kishin parë të punonin 4 femra dhe një mashkull. Sipas të dhënave të bëra të ditura nga gazetarja e A1 Report Bardha Nergjoni, dy magazinat, përdoreshin njëra për bimët medicinale, dhe tjetra përdorej për përpunimin e drogës.

Po ashtu bëhet e ditur se punëtorët, nuk dinin se çfarë bëhej në magazinën ku përpunohej droga pasi ata nuk lejohej që të hynin brenda saj, por vetëm të punonin në magazinën ku grumbulloheshin bimët medicinale.

Nga ana tjetër, ambienti i laboratorit të drogës është i survejuar me kamera në të gjitha këndet, çka bën të mendosh se bëhet fjalë për një rrjet të mirëorganizuar të trafikut të lëndëve narkotike.

1 COMMENT

  1. S' kane thane kot se parja shkon te parja (leku, evro a dollari). Ata "hoxhajt" "shehet", "alijajt", etj me bosat e rinj tash n' demokraci pushtat e pushtetit i kane tana mundesite me ngrite "laboratore moderne", me pague sekser nga Kolumbia e fakira-punetore nga Shqipnia. Aty kerkonie lepurin, n' kjofte se doni t'i zbuloni, por kot e keni, ju rekomandoi Gjermania per keto, se per policine e shtetit tone gjithcka asht "OK", si n' kohe te Enverit qe Kim Fibi agjent me CIA-n E KGB-n, i lajmeronte forcat e sigurimit per diversante e, Sigurimi shqiptar, krekosej si gjeli maje plehu: Kapem diversantë. Ha-ha-ha sa t' zot qe jemi, me na e pas lakmi Evropa e bota…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here