Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një tjetër mesazh për gjithë ata që e ndjekin në rrjetet sociale. Ndërkohë që palët politike ende nuk kanë gjetur marrëveshje edhe pas takimeve intensive të një ditë ë parë, i pari i qeverisë vijon axhendën e ditës, duke pasqyruar punën e duke kërkuar besimin e shqiptarëve.
Me foton e elektricisteve maje shtyllave, Rama, teksa cmon perkushtimin e tyre në punën transformuese të këtij sektori të rëndësishëm, shkruan se “shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot”.