Home Sport MotoGP, Marco Simonceli humb jetën në një aksident shokues

MotoGP, Marco Simonceli humb jetën në një aksident shokues

688
0

Garat e sotme e MotoGP në Malajzi është kthyer në një tragjedi të vërtetë. Piloti italian Marco Simoncelli humbi jetën pas një aksidenti të rëndë në xhiron e dytë të garës për çmimin e madh të Malajzisë.

Pamjet e transmetuara nga mediat ndërkombëtare tregojnë sesi Simoncelli rrëzohet në pistë dhe në këtë kohë Colin Edwards nuk ka mundur ta shmangë duke i kaluar përsipër me motorrin e tij dhe duke e goditur në qafë. Fillimisht u njoftua se piloti 24 vjeçar ishte në gjendje kritike për jeten, por më pas u mësua se piloti vetem 24 vjeç kishte ndërruar jetë ende pa mbërritur në spital, si pasojë e një ataku kardiak dhe plagëve të rënda që kishte marrë ne qafë.

Marco Simoncelli po zhvillonte garën e tij të 149 në botëror, dhe që nga viti i kaluar garonte për Hondën në Moto GP.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here