Home Politike Rama vizite zyrtare ne Shkup. PDSH e revoltuar per mos zbukurimin e...

Rama vizite zyrtare ne Shkup. PDSH e revoltuar per mos zbukurimin e qytetit

718
0

Ivanov-RamaVizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama është mbajtur e fshehtë nga autoritetet e Shkupit, për t’iu shmangur ndonjë incidenti të mundshëm.

Siç raporton agjencia e lajmeve INA, kjo ka ndodhur pasi që Rama mund të ishte cak i ndonjë incidenti të nxitur nga huliganë dhe nacionalistë maqedonas, në shenjë hakmarrje, pasi që kryeministri Gruevski ishte viktimë e një sulmi me vezë nga aktivistë shqiptarë gjatë vizitës së tij të fundit në Tiranë.

“Nuk mund të konfirmojmë diçka të tillë, por megjithatë mund të jenë shkaqet edhe të kësaj natyre, që janë pjesë e protokolleve dhe axhendave të vizitave”, thekson një zyrtar i Qeverisë në Shkup.
Ftesa nga Gruevski ka mbërritur disa javë më parë, menjëherë pasi Rama kishte vizituar Kosovën. Por, ajo nuk u bë publike për mediet dhe se u paralajmëruar vetëm një ditë para se Rama të mbërrijë në Shkup.

PDSH reagon per mos dekorimin e qytetit me flamuj shqiptare
Partia Demokratike Shqiptare në Maqedoni është revoltuar për neglizhencën e treguar nga autoritetet maqedonases për mos zbukurimin e qytetit me flamuj kombëtarë dhe shtetëror me rastin e vizitës së Ramës atj. Bekim Fazliu, nëpërmjet një deklarate për shtyp, solli rastin e zbukurimit të Shkupit me flamuj shtetëror gjatë qëndrimit të kryeministrit serb, Ivica Daçiç.

“Gjatë vizitave të burrështetasve në Maqedoni dhe jo vetëm, protokolli shtetëror parasheh që Shkupi si kryeqytet të zbukurohet me flamujt shtetëror prej nga vijnë ata delegacione. Para disa muajve për vizitë në Maqedoni ishin presidenti e më pas edhe kryeministri serb. Dhe shqiptarët e mbajnë mend zbukurimin e kryeqytetit me flamujt e Serbisë në këtë rast. Jemi dëshmitarë se sot, në ditën e vizitës së kryeministrit shqiptar zoti Edi Rama në Maqedoni, në Shkup nuk ka asnjë flamur shqiptar. Sa për informim, BDI është partner koalicioni edhe në Qeveri, edhe në Qytetin e Shkupit, dhe si e tillë duhet të del të jep llogari para shqiptarëve se pse sot në Shkup nuk vallon asnjë flamur shqiptar”, tha Bekim Fazliu.
Por nga qeveria janë shprehur se PDSH nuk është e informuar mirë mbi vizitën e Ramës, pritja e të cilit do të bëhet sipas gjithë procedurave që parashikon protokolli diplomatik.

“Habit fakti se si opozita shqiptare, gjegjësisht PDSH-ja nuk është e informuar lidhur me vizitën e kryeministrit Rama në Maqedoni. Kryeministri shqiptar z. Rama nesër do të realizojë vizitën zyrtare në vendin tonë, ku edhe pritet të realizojë takimet zyrtare me kreun shtetëror dhe liderët e partive shqiptare. Gjatë kësaj vizite të parë zyrtare, z. Rama do të pritet sipas procedurës që e parasheh protokolli diplomatik, sikurse edhe çdo vizitë që e realizojnë kryeministrat e tjerë në vendin tonë”, u shpreh Muhamet Hoxha, zëdhënës i qeverisë.
Nga sot kreu i qeverisë, Edi Rama ka nisur një vizitë dy ditore në Maqedoni ku do të takohet me krerët më të lartë të shtetit fqinjë, dhe me përfaqësuesit e partive shqiptare atje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here