Në një intervistë në ‘France 24’ , kryeministri Rama tha se nëse projekti i BE-së do ti largohet Shqipërisë, Tirana zyrtare do të shohë për alternativa të tjera.
Ai u shpreh se këtë vit pret që të çelen negociatat me BE-në, pasi Shqipëria i ka bërë detyrat e saj. Megjithatë, Rama shtoi se nuk është i çuditur edhe nëse negociatat nuk do të hapen.
Ju dëshironi që Shqipëria të rrisë marrëdhënien e saj me BE, por negociatat nuk kanë nisur ende. Sa durim do keni?
Ne nuk kemi alternativë tjetër. Ne presim që bisedat me BE-në të nisin këtë vit. Nuk do çuditesha edhe po të mos fillonin. Jo sepse nuk i bëmë ne detyrat e shtëpisë, por sepse BE nuk është…nuk mund të mbështetesh shumë te BE përsa i përket angazhimeve me vendet si Shqipëria. Megjithatë, në fund të fundit ajo që mendoj unë që është e rëndësishme: është që ne të vazhdojmë në këtë drejtim dhe me këtë vizion drejt BE-së. Pasi ne jemi edhe shteti më eurocentrik në rajon.
Kur e sheh BE-në sot dhe në dy vitet e fundit duket se është ndarë shumë, madje ka shtete që duan të largohen. Po ju si mendoni?
BE brenda për brenda shteteve anëtare të vjetra po vuan. Ka një ndjesi sikur gjërat janë prishur, pavarësisht se ka pasur shumë paqe për shumë breza. Duket sikur këta të rinj janë të llastuar. Në Ballkan ne jemi optimistë sepse ne e kemi parë luftën me sy dhe e dimë se çfarë do të thotë të kesh luftë. Për disa Europa është thjeshtë financa. Ndërsa për ne është projekti më i qëndrueshëm i paqes.
Pjesë e rëndësishme janë edhe marrëdhëniet me fqinjët në Ballkan, duket sikur gjërat po tensionohen me ndërhyrjen e Rusisë…
Përsa kohë që BE do jetë synimi ynë, mund të kemi përplasje. Ne jetojmë në Ballkan dhe nuk është befasi që ne të kujtojmë të shkuarën. Ne po jetojmë tani kohën tonë më të mirë dhe kjo prej BE-së. Po të mos ishte BE këtu ju nuk do të ishit të veshura në mënyrë kaq elegante, por prej metali.
Është thënë që nëse aderimi në BE nuk do funksiononte keni thënë që do keni një marrëdhënie me Kosovën dhe Serbia nuk është shumë e kënaqur me këtë…
BE është në fakt ai që na mban ne përsa i përket frymëzimit tonë. Nëse BE do të largohet nga ëndrra që ne kemi sigurisht që do të shohim alternativa të tjera, çfarë do të dalin. Mund të ndodhe nëse BE është thjesht taktikë.