Home Aktualitet Aeroport i ri ne jug te vendit

Aeroport i ri ne jug te vendit

582
0

WxzqAAHQRJS3c9CPoo9O_12025875_10204936372477595_2010500844_oQeveria ka ndërmarrë hapin e parë për ndërtimin e një aeroporti të ri në jug të vendit për fluturime ndërkombëtare. Këshilli i Ministrave ka autorizuar Ministrinë e Transportit dhe Autoritetin e Avicionit Civil që të kryejnë tenderimin e projektit për realizimin e studimit të fizibilitetit për ndërtimin aeroportit.

Shuma e vënë në dispozicion është 30 milionë lekë. Studimi do të përcaktojë vendin se ku do të ndërtohet ky aeroport, numrin e mundshëm të udhëtarëve dhe përfitimet. I gjithë procesi do të monitorohet nga Ministria e Transportit. Me përfundimin e studimit do të vendoset nëse investimi do të jetë publik apo privat. Plani për ndërtimin e kësaj vepre ka për qëllim rritjen e numrit të turistëve të huaj në zonat bregdetare të jugut.

Mundësia e ndërtimit të një aeroporti të ri në jug të vendit për fluturime ndërkombëtare, kryesisht çarter turistikë, u krijua pas ndryshimit të kontratës koncesionare me kompaninë që administron aeroportin e Rinasit. Sipas marrëveshjes, koncesioni shtyhet disa vite kundrejt lejimit të kryerjes së fluturimeve ndërkombëtare edhe nga aeroporte të tjera në vend.

Më parë, ky ekskluzivitet ka qenë vetëm i aeroportit “Nënë Tereza”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here