Pasi ka pësuar sulmin e agresorëve pak ditë më parë në ish-kompleksin “Dinamo”, arbitri i Superjores, Kridens Meta, është shfaqur në profilin e rrjetit social façebook duke festuar ditëlindjen e djalit të tij Klint-it.
Duket se Kridensi ka lënë pas krahëve ngjarjen e ndodhur duke ia lënë në dorë organeve të Policisë së Shtetit për të kapur dhe vendosur përpara drejtësisë agresorët e ngjarjes që tronditi gjithë komunitetin e Federatë Shqiptare të Futbollit dhe jo vetëm. Në këtë gëzim të tre vjetorit të djalit të tij, edhe stafi i “lajmetshqip.com” e uron arbitrin Meta: Edhe 100-vjeç Klint-it të vogël, ishalla me një profesion tjetër, jo arbitër, kur je gjithnjë në shënjestër, si babai!