Home Politike Grupi PS: Asnjë konsensus për ligjet në Kuvend

Grupi PS: Asnjë konsensus për ligjet në Kuvend

672
0

Grupi parlamentar socialist vendosi sot për qëndrimin që Partia Socialiste do të mbajë ndaj Parlamentit dhe për aksionin politik të opozitës në kërkim të transparencës së plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit.

Gjatë mbledhjes së grupit, e cila zgjati 3 ore, PS vendosi te kushtezoje sërish marrdhëniet me kuvendin. Grupi i deputetëve ka vendosur që prej seancës së nesërme, të mos japë konsensusin për asnjë ligj që do të kalojë në Kuvend.

“Grupi PS vendosi që duke filluar nga dita e nesërme grupi socialist kushtëzon marrëdhëniet ndaj parlamentit duke mos votuar asnjë ligj. Grupi do të përgatisë axhendën në lidhje me marrëdhëniet me parlamentin” theksoi kreu i grupit kuvendor Gramoz Ruci, menjëherë pas mbledhjes.

Ruci deklaroi se vendimi për tju rikthyer aksionit politik lidhet me mungesën e vullnetit të maxhorancës për ti dhënë zgjidhje krizës politike, cka ka përkeqësuar cdo ditë situatën në të cilën ndodhet Shqipëria.

“Grupi i PS diskutoi me shumë shqetësim lidhur me hapat e fundit të qeverisë, ndryshimi i rregullores së parlamentit që bën uzurpimin e organeve të drejtësisë dhe Gjykatës së Lartë dhe projektligji në financat publike gjë që con në një kontroll, paralizim financiar të gjykatave, të SHISH-it të OJQ-ve dhe deri te intuticioni i Presidencës“ u shpreh Ruci.

Nga burime konfidenciale në selinë rozë, mësohet se në mbledhjen e grupit kuvendor socialist është diskutuar edhe mundësia e rifillimit të protestave në vjeshtën e këtij viti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here