Home Sport Kuqezinjtë mposhtën Gjelat 1-0, falë supergolit të Ergys Kaçes.

Kuqezinjtë mposhtën Gjelat 1-0, falë supergolit të Ergys Kaçes.

233
0

gianni-de-bisassi“Një fitore e bukur ndaj një skuadre prestigjioze si Franca në një ndeshje miqësore dhe duhet t’i japim vlerësimin që meriton. Gjëja e re është se kemi pasur konfirmime nga disa lojtarë të rinj që luanin për herë të parë me ne, por edhe nga ata që kishin kohë pa luajtur dhe morëm përgjigjet e duhura”, u shpreh trajneri i kombëtares shqiptare Giani de Biasi.

“Unë besoj se luajtëm shumë mirë se erdhi dhe rezultati i mirë kjo është akoma më mirë por gjithsesi nuk kemi pse të fluturojmë ne na presin beteja jashtëzakonisht shumë më të vështira se sa kjo e sotmja”, tha kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.

“Sonte na ka ecur mirë është një mbrëmje fantastike për neve dhe na tregon që nëqoftëse duam të vazhdojmë dhe të arrijmë qëllimet tona nuk mund ta ulim përqendrimin përkundrazi duhet të jemi dhe me të përqendruar dhe më të fortë për të ardhmen”, thotë kapiteni Cana.

Për kapitenin Cana Kombëtarja është ende në gjysmën e rrugës për sa i përket kualifikimit ndërsa Presidenti Duka dhe trajneri De Biasi quajnë vendimtar takimin e radhës me Danimarkën.

“Ndeshja ndaj Danimarkës për ne është më e rëndësishmja. Të dalim nga kjo ndeshje të pamposhtur do ishte një rezultat i madh që do na bënte të hedhim një hap të madh edhe për ndeshjet e tjera”, shprehet De Biasi.

“Shumë shumë ë rëndësishme për ne është ndeshja në Danimarkë duhet ta vlerësojmë maksimalisht është kundërshtar shumë i fortë”, tha Duka.

 

Previous articlePatentat e reja, aplikantet do ti nenshtrohen analizave te reja
Next articleArbitri i Superjores, Kridens Meta, shfaqet duke festuar ditëlindjen e djalit pas sulmit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here