Home Rajoni Zbulohet plani serb per ngritjen e flamurit ne Shkoder

Zbulohet plani serb per ngritjen e flamurit ne Shkoder

1763
1
Në pamje: Harta me pikat nga ku serbët planifikojnë ngritjen e flamurit të Serbisë së madhe në Shkodër - See more at: http://shqiptarja.com/sport/2726/hakmarrja-skenar-per-serbine-e-madhe-ne-shkoder-zbardhet-plani-299279.html#sthash.CAwyKiDb.dpuf
Në pamje: Harta me pikat nga ku serbët planifikojnë ngritjen e flamurit të Serbisë së madhe në Shkodër

Serbët kanë gati një plan për të sulmuar në Shkodër gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi që pritet të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”. Duket se serbët nuk do rrinë duarkryq dhe po punojnë që të hakmerren pas dronit me flamurin e Shqipërisë etnike që fluturoi mbi Beograd në ndeshjen Serbi-Shqipëri.

Grupi patriotik “Iliria” ka arritur të zbulojë hartën e Shkodrës që kanë përgatitur serbët bashkë me pikat kyçe se nga mund të vijnë sulmet e tyre. Tifozët e Serbisë në fokus të tyre kanë flamurin e Serbisë bashkë me Kosovën dhe ndonjë pjesë tjetër shqiptare, pra flamurin e një Serbie të madhe ta bëjnë të fluturojë në qiell mbi sytë e tifozëve shqiptar që do jenë të pranishëm për të ndjekur takimin e 10 tetorit, Shqipëri-Serbi.

Madje është arritur që të zbulohen edhe disa biseda nga faqe të ndryshme apo rrjete serbe ku kalaja “Rozafa” shihet si mundësia më e mirë për të organizuar sulmin etnik. Nëse plani nga kalaja e Rozafatit nuk realizohet atëherë serbët sipas bisedave po mendojnë edhe për plane rezervë në mënyrë që tentative e tyre të mos dështojë.

“Sektori informativ i Organizatës Iliria (SIORYLLI) stafi i të cilit po punon pa pushim për të mirën e atdheun ,ka gjetur hartën në të cilën sllavët po bëhen gati për të goditur në ndeshjen Shqipëri-Serbi në Shkodër, gjithashtu janë gjetur edhe bisedat të cilat bëjnë mes tyre”-thuhet në faqen e “Iliria”.

Ja edhe disa prej bisedave të zbuluara mes serbëve.

Srpskabraca – Pra , duke shikuar në hartën e parë mund të shohësh se ku duhet të godasim, plani i parë është i nevojshëm dhe patjetër, duhet të bëhet aty, nëse atje nuk mund të kemi sukses në planin e parë, shiko pikat e tjera në disa ndërtesa rreth stadiumit ku mund të jetë shumë më rrezik se sa në planin e parë. Pse në Kala? Shikojeni në hartën tjetër, do shihni se nga Kalaja duket mirë stadiumi, që do me thënë se nga stadiumi, tifozët/shikuesit mund të shohin Kalanë dhe kur të godasim aty, të gjithë do e shohin flamurin tonë!

Cetnik – Në rregull jam me juve, por si duhet të arrijmë tek Kalaja, kur nisemi në Shqipëri sa njerëz, sa duhet të shpenzojmë, e tjerë e tjerë?

Srpskabraca – Unë e di rrugën, shkojmë në kala një ditë para ndeshjes, e lëmë flamurin në ndonjë vend të sigurtë në kala, kur ndeshja të fillojë, shkojmë në Kala ku unë e di rrugën, dhe e lëmë flamurin shpejtë ku duhet dhe mbarojmë, të gjithë shikuesit/tifozët do shikojnë flamurin. Shkojmë tre katër ditë para ndeshjes nga Mali i Zi, dhe shkojmë së paku 5 njerëz .Marrim të gjithë nga 300 euro. Kur të jemi gati mbase shkojmë nga Maqedonia!

Duke parë këto biseda mes tifozëve serb organizata “Iliria” këshillon se si duhet të ruhet Shkodra dhe se si duhet të merren të gjitha masat e mundshme që plani i serbëve të mos realizohet:

Republika e Shqipërisë , për ndeshjen Shqipëri – Serbi , duhet të bëhet gati për ruajtjen e popullit dhe shtetit nga grupe të ndryshme serbe e shqipfolëse !
Shteti Shqiptar duhet të bëhet gati:

1. Të vejë siguri të lartë mbi popullin dhe të parandalojë çdo sulm të tifozëve Shqiptar mes vetes! (rrahjet mes tifozëve shqiptar mund të lejojnë të huajt të veprojnë lehtë)!

2. Të mbrojë vendet kryesore në Shkodër – stadiumin “Loro Boriçi” , Kalanë e Rozafës, Muzeun Historik të Shkodrës , çdo Kishë e Xhami, përmendoren e Prek Calit, ndërtesat e larta rreth stadiumit që mundësojne pamjen e fushës së stadiumit nga lart dhe gjithçka tjetër!

3. Të vëzhgojë kohë më parë kufirin Shqipëri – Mali Zi , Shqipëri – Dardani (Kosovë), Shqipëri – Maqedoni, Shqipëri – Greqi si dhe hyrjet e paligjshme që mund të jenë shumë të rrezikshme!

4. Të vejë në listë edhe sulme terroriste kriminele mbi popullin dhe Shkodrën duke kujtuar këtu tentimin e terrorizmit mbi Prishtinën në vitin 2014 nga Slobodan Gavriç ku u kap me 12 kilogram lëndë eksplozive (lloj C4)!

5. Sulmi ndaj një futbollisti serb ose gazetari serb nga një apo disa shqiptar është në dëm të shqiptarëve, dhe kjo mund të ndodh nga të huaj apo dikush që mund të jetë paguar nga dikush i huaj për të prishur imazhin!

Shteti është fuqi dhe këto i di më mirë se neve, këto ishin gjërat që edhe vetë “Iliria” me anëtarët do kujdeset me sa mundësi ka, por ishte detyrë të shpërndahet dhe të shikohen kërkesat për çdo rast!

Në fakt ditët e fundit grupe të ndryshme serbësh po qarkullojnë në Shkodër për të mësuar më mirë qytetin (lagjet, Kalanë e Rozafës, stadiumin “Loro Boriçi”, disa hotele e disa restorante. Këto grupe vijnë si turistë, por mbase qëllimi i tyre nuk është turizmi por përgatitjet për një sulm të mundshëm ditën e ndeshjes, të dinë mirë ku të rrinë apo ku të lëvizin.

Mendohet se grupi kryesor që po përgatiten për ndonjë sulm të mundshëm përbëhet prej 8 vetësh ndërsa personat e tjerë që pritet të angazhohen të jenë të paguar dhe ekziston frika se mes tyre mund të ketë edhe shqiptar të cilët për hir të parave mund të bëhen pjesë e këtij organizimi.

Në hartën e marrë nga faqet serbe është Shkodra nga një pamje siç duket e marrë nga google earth ku janë rrumbullakuar me rreth të kuq disa prej pikave më të volitshme ku serbët mund të sulmumojnë. Duke parë këtë organizim dhe rrezik të tifozëve serb, grupi “Iliria” i bën thirrje jo vetëm shkodranëve por edhe të gjithë shqiptarëve që gjatë javës së ndeshjes mund të jenë në Shkodër që të shohin me dyshim çdo lëvizje nga të huajt, sidomos sllavët.

Po ashtu një thirrje është edhe për të gjitha ata që duan të kontribuojnë dhe që nuk kanë dëshirë që flamuri i Serbisë së madhe të fluturojë mbi Shkodër natën e 10 tetorit t’i bashkangjiten grupit patriotik “Iliria” në mënyrë që të ruhet nga serbët Shkodra e Shqipëria.

Burime jo zyrtare flasin edhe për lëvizje të Ivan Bogdanov ose të ashtëquajturit “Bogdani i tmerrshëm” në qytetin e Shkodrës këto ditë. Burimet janë tejet të rezervuara por nuk përjashtojnë mundësinë e ardhjes se Bogdanov në Shkodër.

Ndërkohë që Shqipëria dhe Serbia presin vendimin e CAS për trazirat në ndeshjen Serbi-Shqipëri ku serbët dhunuan flamurin shqiptar, lojtarët dhe stafin e kombëtares shqiptare si dhe brohoritën “vrisni, vrisni shqiptarët” duke shfaqur më shumë se kurrë urrejtjen e tyre, nga ana tjetër serbët përgatiten për një sulm si hakmarrje.

Duke parë edhe humbjen e fundit të Serbisë në Danimarkë dhe daljen jashtë loje edhe për të qenë në play off, serbët tashmë duket se nuk e kanë më problem që të shkaktojnë probleme të tilla që mund të acarojnë marrëdhëniet edhe mes dy shteteve siç u pa edhe në vizitat e dy kryeministrava respektiv, Edi Ramës në Beograd dhe Aleksandër Vuçiç në Shqipër ku secili shfajësohej për trazirat dhe dhunën serbe që ndërprenë ndeshjen Serbi-Shqipëri.

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here