Ledio Mehmeti quhet 24-vjeçari i cili sot e kësaj dite nuk është rikthyer ende në modeling, pasi e braktisi atë në prill të vitit 2013, për të shkuar në Siri.
Ledio kishte pozuar për revistat e markat më të famshme të modës, kryesisht në Kinë, ku fiziku dhe portreti i tij spikati, por kthimi në atdhe pas eksperiencës në Azi, duket se rezultoi fatal.
Modeli u zhduk krejt papritur dhe shoqëria e tij në atë kohë hapi fjalë se ai ishte larguar për të luftuar në Siri.
Këtë e dëshmojnë dhe dokumentat e publikuar së fundi në media, sipas të cilave, Ledio Mehmeti është kthyer nga Siria, por ai nuk u duk më në skenën e modelimit.