Home Aktualitet 30-vjecari shokon ne gjykate: “Bera mire qe e vrava”

30-vjecari shokon ne gjykate: “Bera mire qe e vrava”

1175
1

Alban Voda njeriu që terrorizoi Këlcyrën pasi sulmoi për vdekje një të moshuar do të qëndrojë në burg. Gjykata e Përmetit caktoi masën e sigurisë arrest me burg për 30-vjeçarin, i cili vrau Nesim Hoxhën në fshatin Ujëmirë të Këlcyrës, shkruan tvklan.

Nga salla e gjyqit, 30-vjeçari pohoi para trupës gjykuese se nuk ndiente aspak pendesë për vrasjen e Nesim Hoxhës.

Ai vijoi me deklaratat e tij shokuese, ndërsa është shprehur se kishte bërë mirë që e kishte vrarë, duke befasuar me pyetjen e tij: ‘Se mos është akoma gjallë?’.

Gjatë seancës gjyqësore, ku ndaj tij u caktua dhe masa e sigurisë ‘arrest me burg’, dolën në dritë dhe detaje të reja nga krimi. ‘BalkanWeb mëson se 66-vjeçari Nesim Hoxha ishte i ulur në kohën kur Voda ka shkuar dhe e ka qëlluar nga pas me thikë. Si fillim e ka goditur në brinjë dhe pasi ka parë që ai nuk kishte ndërruar jetë, i ka prerë kokën. Dje, Alban Voda shokoi me dëshminë e tij në polici, duke justifikuar veprimin ekstrem me pretendimin se e kishte vrarë të moshuarin, pasi ky i fundit po tentonte ta mbyste me kokërr ulliri.

Informacionet e deritanishme rreth shkakut të ngjarjes janë të paqarta. Ish-Komando e Afganistanit thuhet se kishte probleme mendore pas kthimit nga misioni, por policia këmbëngul se ai e kishte paramenduar krimin dhe nuk ishte i sëmurë. Nga ana tjetër ka dëshmitarë në fshat që flasin për një konflikt të hershëm midis autorit dhe viktimës.

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here