Home Shkence “Bomba me sahat” ne fund te Paqesorit.

“Bomba me sahat” ne fund te Paqesorit.

2289
0

Shkencëtarët kanë zbuluar në fund të Oqeanit Paqësor rezervuarin më të madh natyror deri më tash, i ashtuquajturi “baseni” i metanit.

Ky zbulim ka shqetësuar seriozisht klimatologët duke ditur se bëhet fjalë për gaz i cili shkakton ngrohjen e planetit deri 36 herë më shpejtë se sa dyoksid karboni, që do të thotë se në rast të lirimit të tij do të vijë deri te pasoja serioze.

Sipas Iflscience, ky rezervuar nënujor i metanit shtrihet në sipërfaqe prej madje 8.000 kilometra, përkatësisht në perëndim të bregdetit të Guatemalës deri te plazhi në Havaje.

Bëhet fjalë për rezervuarin më të madhe të gjendur ndonjëherë të metanit në botë, shkruan revista International Society for Microbial Ecology. Herën e fundit kur në Tokë kishte ardhur deri te lëshimi i sasive të mëdha të metanit në atmosferë temperatura në Tokë ishte ngritur për madje 8 gradë në 20 mijë vjet. Për këtë arsye shkencëtarët brengosen se çfarë do të ndodhë nëse lirohet sasi e madhe e metanit, i cili është zbuluar në fundin e Oqeanit Paqësor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here