Home Sport Pato niset per kurim ne Amerike

Pato niset per kurim ne Amerike

626
0

Për të kuptuar më mirë problemet fizike që po persekutojnë karrierën e sulmuesit të Milanit, Aleksandre Pato, braziliani nga fillimi i javës që vjen do fluturojë drejt Amerikës, për t’u konsultuar atje me mjekun më të mirë të problemeve muskulore. Këtë lajm e konfirmon klubi i Milanit, me anë të një komunikate zyrtare për shtyp: “A.C. Milan komunikon se Aleksandre Pato është stërvitur rregullisht në “Milanelo”, dhe ditën e hënë do shkojë në Atlanta, së bashku me mjekun e Milanit, Zhan Pier Merseman dhe përgatitësin atletik, Bruno Dominiçi. Pato do u nënshtrohet një sërë vizitave mjekësore nga profesor Frederik Karik”, thuhet në deklaratë. Braziliani ka zhgënjyer totalisht këtë sezon te Milani dhe drejtuesit, edhe pse nuk e kanë thënë asnjëherë në publik, po mendojnë për largimin e tij, në rast se vjen një ofertë e mirë financiare.

Galiani
Administratori i Milanit, Adriano Galiani, vazhdon të jetë i “dashuruar” pas Tevezit. “S’besoj se do na jepet një shans i dytë për të blerë Tevezin. Unë vazhdoj të jem i dashuruar pas tij. Bëmë maksimumin ta merrnim në Milano, por s’ia dolëm dot. Gjithsesi, jemi të kënaqur me atë që po bën Maksi Lopez”. Ndërkohë Galiani flet edhe për Del Pieron. “Ishte diçka e bukur të shikoje Aleksin me fanellën e Milanit. Del Piero te Milani? Të mos e ekzagjerojmë, pastaj boll folëm për merkato, ndonëse ngjyrat kuqezi i shkonin shumë Aleksit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here