Një person mbeti i plagosur me armë zjarri gjatë orëve të mbrëmjes së të martës në afërsi të Priskës, ndërsa i lënduari akuzon se personi që ka qëlluar ndaj tij është kreu i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik në Bashkinë e Tiranës, Florenc Hoxha.
Ngjarja ndodhi rreth ores 23:20 ne afersi te baneses se kretu te INUV, ndersa i plagosur mbeti Albert Isufi, i cili ka thënë për policine se është qëlluar nga Hoxha dhe truproja e tij duke qelluar nga banesa.
Në lidhje me ngjarjen, vetë Florenc Hoxha ka kontaktuar televizionin A1 REPORT ku ka mohuar përfshirjen në këtë situatë.
Sipas tij gjithçka është një inskenim dhe se nuk është qëlluar me armë nga banesa e tij. Ai tha se ishte i plagosuri ai që është konfliktuar me truprojën e tij pas një tentative sipas Hoxhës, për të ofenduar familjen e kryeinspektorit të INUV.
Kreu i INUV tha se Isufi është dhëndri i kryetarit të Partisë Socialiste të komunës Surrel në Tiranë dhe se sipas Hoxhës, ai është një pijanec.
Menjëherë pas kësaj ngjarje, policia shqoëroi në komisariat gjatë mbrëmjes Florenc Hoxhën, truprojën e tij si dhe 4 persona të tjerë të cilët ndodheshin në banesën e tij. Ata do të merren në pyetje për të hedhur dritë mbi plagosjen.
Por nga ana tjetër, Hoxha tha për A1 REPORT nuk është shoqëruar nga policia, por ka shkuar në komisariat së bashku me të shoqen dhe avokatin e tij për të bërë kallëzim në lidhje me konfliktin e pretenduar prej tij mes truprojës dhe Albert Isufit.
Ndërkaq nga dëshmitë e banorëve, mësohet se i plagosuri ishte me motorr në momentin e konfliktit.
Rrethanat e konfliktit me armë zjarri janë ende të paqarta, ashtu si dhe autori i plagosjes, ndërsa pritet që marrja në pyetje e të përfshirëve në ngjarje të zbardhë të vërtetën.
Policia është futur edhe në banesën e Florenc Hoxhës për të zbuluar nëse është qëlluar me armë prej aty. Ne vendin e ngjarjes kane qene disa shefa krimesh te policise dhe nendrejtori i Policise se Tiranes, Pandi Sulla. I plagosuri mesohet se ndodhet ne spital jashte rrezikut per jeten.
Rrethanat e konfliktit me armë zjarri janë ende të paqarta, ashtu si dhe autori i plagosjes, ndërsa pritet që marrja në pyetje e të përfshirëve në ngjarje të zbardhë të vërtetën.
Policia është futur në banesën e Hoxhës dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.