Home Aktualitet Propozohet shkarkimi i Fullanit, e mbron Keshilli Mbikqyres

Propozohet shkarkimi i Fullanit, e mbron Keshilli Mbikqyres

791
0

banka_e_shqiperise_bitrajKëshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë rrëzoi propozimin e hedhur nga ish-deputetja e Partisë Socialiste, Ermelinda Meksi, aktualisht anëtare e këtij Këshilli për dorëheqjen e Guvernatorit Ardian Fullani.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të zhvilluar dje, 6 anëtaret votuan kundër propozimit të Meksit, e cila ka qenë e vetmja që ka votuar pro. Në këtë mbledhje mësohet se zonja Meksi, ka kërkuar risihkimin e pozicionit të guvernatorit Ardian Fullani, kundër të tjera këshilli ka disktuar dhe për përgjegjësinë, e anëtarëve në lidhje me skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve të reja.

Nga ana tjetër ka reaguar banka e cila mohon që një kërkesë e tillë të jetë propozuar për votim në mbledhjen e këshillit.

“Në vijim të lajmit të publikuar “Fullani, propozohet shkarkimi”, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë informon publikun se ky lajm nuk është i vërtetë. Në diskutimet e zhvilluara gjatë mbledhjes së sot me të Këshillit Mbikëqyrës ju bëjmë me dije se nuk ka pasur asnjë propozim nga anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës për shkarkimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.” thuhet në njoftimin e Bankës së Shqipërisë.

Por ka qenë vetë, Ermelinda Meksi, që përmes një postimi në Facebook, nuk ka mohuar lajmin për propozimin e bërë nga ajo për shkarkimin e Fullanit, teksa thekson se për skandalin e vjedhjes së BSH, përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë. Meksi shton se do të përdorë të gjithë instrumentat që zotëron si anëtare e bordit të Këshillit të Ministrave për të ndëshkuar autorët e vjedhjes.

Ajo ka theksuar se vendimet e Këshillit Mbikqyrës të BSH, janë konfidenciale dhe ato mund të bëhen publike vetëm me aprovimin e shumicës.

“Ne respekt te informimit publik per qendrimin tim ne mbledhjen e sotme te Keshillit Mbikeqyres, me pergjegjesine e anetares se Keshillit Mbikeqyres, kam kerkuar qe krahas detyres per rishikimin e kuadrit rregullator qe nxori ngjarja e rende ne BSH, Keshilli Mbikqyres duhet te perdore te gjithe instrumentat ligjorë të disponueshëm per adresimin e plote te përgjegjësive në gjithë strukturën e Bankës: nga Administratorët, Këshilli Mbikëqyrës, e deri te specialisti më i fundit. Vetem keshtu mund ti rikthehet besimi publikut se ngjarje te tilla nuk do perseriten ne te ardhmen. Pavaresia e nje banke qendrore ecen paralel me pergjegjshmerine e te zgjedhurve per drejtimin e saj. Kjo situate ka vene te gjithe strukturen e BSH para nje sprove te veshtire qe duhet perballuar me maturi e pjekuri. Per me shume, ne respekt te etikes dhe ligjit mund te shprehem vetem para Kuvendit, si organi me i larte i Sovranit qe me ka zgjedhur Sqarim: Deklaratatat dhe vendimet e Keshillit Mbikeqyres behen me aprovimin e shumices. Interesi i madh per kete ngjarje dhe respekti per trasparencen dhe qartesimin e opinionit publik, brenda kudrit ligjor dhe rregullativ, me obligoi per sa me siper nepermjet medias sociale.” shkruan Meksi në Facebook.

ermelinda-meksi

Po ashtu, një ditë më parë, ish-deputetja e Partisë Socialiste, e pyetur nga miqtë e saj në rrjetet sociale lidhur me këtë propozim, është shprehur se këto vendime janë konfidenciale në respekt të ligjit, ndërsa dënon vjedhjen e Thesarit.

“Ju garantoj përgjegjshmërinë maksimale, ku pas këtij skandali të rëndë kam bërë të gjitha veprimet insitucionale si anëtare e KM të BSh. Por në respekt të etikës dhe kompetencave që më jep ligji i BSH , nuk mund të shprehem publikisht sepse sipas ligjit vendimet e KM janë konfidenciale. Në statusin tim të mëparshëm në FB përmbledhtas shpreh qëndrimin tim institucional si anëtare e KM të BSh.” shprehet fillimisht Meksi

ermelinda-meksi2

Më tej ajo thekson se lidhur me këtë do të mund të shprehej vetëm përpara Kuvendit të Shqipërisë, si organi kompetent për zgjedhjen e saj në këtë post, në përputhje me ligjet në fuqi, ndërsa shton se përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë, që siç nënvizon ajo, ngjarje të tilla të mos përsëriten.

“Më shumë se komenti i mësipërm sic ju dëshironi , në respekt të ligjit mund të shprehem vetëm para Kuvendit, si organi që me ka zgjedhur, ju siguroj për anagzhim total, brenda limiteve që më jep pozicioni im në KM të BSH, në veprime energjike institucionale për të mundësur përdorimin e instrumentave ligjorë të disponueshëm që të adresohen përgjegjësite në gjithë strukturën e bankës :nga administratorët, Këshilli Mbikëqyrës,e deri te specialisti më i fundit, për të rikthyer besimin e publikut te BSH se ngjarje të tilla nuk do përsëriten.

ermelinda meksi facebook 2

Aktualisht këshilli ka 7 anëtarë, ndërsa ligji partashikon që të ketë 9. Sipas legjislacionit nevojiten 4 vota pro, nga 7 anëtarët prezentë në mbledhje, lidhur me këtë propozim që ai të shkonte për votim në Kuvendin e Shqipërisë.

Mbledhja e djeshme e Këshillit Mbikqyrës mësohet se ka zgjatur rreth 3 orë, ku tema kryesore e diskutimit ka qenë pikërisht superskandali i vjedhjes së 713 milionë lekëve në Thesarin e shtetit në Linzë.

Anëtarët e bordit të këshillit mbikqyrës së bankës së Shqipërisë janë zëvëndës kryetare Elisabeta Gjoni, anëtar janë Petraq Milo, Dhori Kule, Ela Golemi, Ermelinda Meksi dhe Ardian Civici. Ndërsa kryetar është vetë guvernatori i bankës Ardian Fullani. ​

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here