Virusi vdekjeprurës afrikan Ebola mbërrin edhe në Evropë. Autoritetet spanjolle kanë konfirmuar se një prift 75-vjeçar ka rezultuar pozitiv ndaj virusit dhe është infektuar teksa jepte kontributin e tij humanitar në një spital në Liberi. Gjendja e tij shëndetësore është kritike. Në Gjenevë, zyrtarë të OBSh janë mbledhur për të diskutuar për situatën dhe për të përcaktuar nëse epidemia përbën një rast urgjent ndërkombëtar. Më shumë se 930 persona kanë vdekur deri tani nga Ebola në shtetet e Afrikës perëndimore: Guine, Liberi dhe Sierra Leone.