Home Aktualitet Lushnje, aksident tragjik, 3 adoleshente humbin jeten

Lushnje, aksident tragjik, 3 adoleshente humbin jeten

499
0

aksident-lushnjeTre adoleshentë kanë humbur jetën sot në Lushnjë pasi pësuan një aksident të rëndë me makinë, ndërsa një i katërt ka mundur të mbijetojë.

Ngjarja e rëndë është shënuar rreth ores 03:00 të mëngjesit pranë fshatit Ciflik, Kosovë e Vogël në një rruge rurale teksa të rinjtë po ktheheshin me automjet nga një gëzim familjar, dasëm.

Burime nga policia bëjnë të ditur se viktimat janë Mario Rika 16 vjeç, Fadil Rika 17 vjeç dhe Sokol Sheqi 16 vjeç. Ndërsa me ta udhëtonte edhe një person tjetër, Francesko Mara i cili arriti t’i mbijetojë aksidentit që i mori jetën 3 moshatarëve.

Të rinjte ishin banorë të fshatit Çinar në komunën e Fier-Sheganit. Në momentin që ndodhi aksidenti ata ishin duke u kthyer nga një ahengu i nje dasme qe sapo mbaroi. Tre prej djemve gjetën vdekjen e menjëhershme ne vendgjarje.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se makina e tyre tip Benz ka humbur kontrollin në kthesë dhe ka përfunduar në kanal duke shkaktuar vdekjen e 3 të rinjve. Shkak dyshohet shpejtësia tej normave të lejuara.

Policia ka mbërritur menjëhërë në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here