Home Politike E drejta e informimit: Publike cdo gje qe eshte zyrtare

E drejta e informimit: Publike cdo gje qe eshte zyrtare

720
0

Çdo gjë që është zyrtare duhet të jetë edhe publike, Ky është mesazhi që përcolli Komsioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi gjatë konferencës së tretë kombëtare për të drejtën e informimit.

Sipas Dervishit, roli i këtij komisioni nuk është vetëm te kërkojnë të drejtën e publikut për informim, por edhe llogaridhënien e institucioneve publike, të cilat vazhdojnë të jenë të ngurtë në dhënien e informacioneve.

“Çdo gjë që është zyrtare duhet të jetë edhe publike. Megjithëse kemi tre vite që operojmë sërish konstatojmë mungesë vullneti të institucioneve për të dhënë informacione apo urdhra verbale të shefave për të mos dhënë informacion etj.etj”, shprehet Besnik Dervishi, komisoneri i informimit.

Ndërsa ministrja e shtetit për inovacionin dhe administratën Publike Milena Harito deklaroi se ligji i mirë për të drejtën e informimit tani kërkon konkretizim të të njëjtit nivel.

“Shqipëria nga vendi i 85 është ngjitur në vendin e 6 sa i takon ligjit për të drejtën e informimit, por ky ligj do instrumentet dhe aktorët”, thotë Milena Harito.

Konferenca është përshëndetur nga nënkryetarja e Parlamentit Valentina Leskaj si dhe nga Ambasadori i OSBE në vendin tonë, Bernd Boshard.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here