Home Aktualitet Jeni ndare nga partneri? Ja si ta perballoni.

Jeni ndare nga partneri? Ja si ta perballoni.

816
0

broken-heartJu kanë braktisur ndonjëherë prej ndonjë arsye që nuk qëndronte aspak. Si për shembull “Je shumë e vogël”, “Jam i paqartë me veten”, “Nuk kam nevojë për një të dashur tani”? Edhe pse fundi është i hidhur, duhet të mësoni ta lini të shkuarën pas. Meqë ndarjet janë gjithnjë jo të lehta për t’u përballuar, këshillat e mëposhtme janë ndarë në katër faza sipas kronologjisë.

Faza e parë: Përballimi
1. Silluni mirë me veten. Me justifikime si të sipërmet bëhet shumë e qartë se faji nuk është aspak i juaji dhe nuk ka të bëjë me vlerën personale që mbartni. Zhvlerësimi i vetes për shkak se dikush ju la, do t’ua shtojë edhe më shumë zërat negativë në kokë. Duhet të mendoni se arsyet e ndarjes nuk vijnë nga ju, por nga personi tjetër që nuk dëshiron ta vazhdojë më tej lidhjen.
2. Shuajini zërat e vetëgjykimit. Nëse filloni të hamendësoni se po të bënit diçka ndryshe, mbase nuk do të ishit në këtë situatë tani, atëherë kjo është vija që tregon se duhet të ndalni së menduari. Askush nuk mund ta kthejë të shkuarën, po ashtu as ta imagjinojë të ardhmen. Nuk do t’ju ndihmonte aspak gjykimi i vetes.
3. Është normale të qash. Në ditët e para të ndarjes nga një person, të cilin e keni pasur për zemër, është normale të qash, ndaj mos e frenoni veten. Kushdo ka nevojë t’i shprehë emocionet e tij, por këtë bëjeni në mjedise private dhe jo në publik. Megjithatë, mos e lini veten të përfshiheni shumë në këtë gjendje. Jeta vazhdon dhe patjetër që një ditë do ta takoni të duhurin.

Faza e dytë: Mbështetja
1. Vizitoni miqtë. Mbajini miqtë afër dhe kaloni shumë kohë me ta. Flisni lirshëm për gjërat që ju shqetësojnë, por kujdes të mos i shpreheni për gjërat personale edhe njerëzve që nuk ju njohin mirë. Miqësohuni sa më shumë dhe jini të hapur ndaj njohjeve të reja.
2. Shkoni të shoqëruar në festa ku do të jetë ishi juaj. Për mbështetje morale, mos shkoni në ngjarje të rëndësishme vetëm, nëse e dini që do të jetë edhe “ai” ose “ajo”. Kërkojuni miqve t’ju shoqërojnë duke i thënë keni frikë mos ndiheni të dobët në praninë e tij/ saj ose se mund bëni ndonjë gjë për të cilën mund të pendoheni më pas.

Faza 3: Marrëdhëniet
1. Ishi si mik. Duhet ta kuptoni se mbajtja e ishit tuaj si mik është një zonë e rrezikshme. Për disa njerëz kjo gjë funksionon, ndërsa për shumë të tjerë, është një fushë e minuar. Do t’ju krijohen iluzione se ndarja ka ardhur prej shkaqeve të gabuara dhe se kthimi në atë marrëdhënie është i mundshëm. Djemtë rrallë ndahen dhe më pas pendohen duke treguar se e kishin gabim.
2. Miqësorë, por me masë. Kur ju rastis ta takoni përsëri ishin tuaj, varet nga ju se çfarë marrëdhëniesh doni të krijoni me të. Nëse vendosni të jini miqësorë, atëherë bëni kujdes dhe mbani distancë. Një përshëndetje e thjeshtë është e mjaftueshme. Po ashtu, një buzëqeshje e lehtë dhe një tundje dore është në rregull nëse nuk doni të shkëmbeni ndonjë fjalë.
3. Kur duhet të bëheni miq? Jepini vetes të paktën një javë kohë, përpara se të vendosni të shiheni si miq. Deri atëherë, do të ishte mirë ta kishit marrë veten. Nëse kjo ndodh, përpiquni të flisni me ish-partnerin ose partneren në mënyrë miqësore, pa e përmendur lidhjen që keni pasur. Mos i ushtroni shumë presion, mjafton të bëni biseda të shkurtra. Do t’ju duhen edhe disa javë të tjera, përpara se të krijoni një miqësi platonike.

Faza 4: Harrimi
1. Mos u hakmerrni. Kini pak respekt për veten dhe mos u merrni më me ishin tuaj. Nuk është asgjë e mirë t’i bëni të këqija një personi që dikur e keni dashur, po ashtu nuk është mirë që të flirtoni me të. Kapërcejeni zhgënjimin dhe dhimbjen, sepse është koha për ju të ndaloni së interesuari për atë njeri. Një lidhje e mbyllur është një kapitull i mbyllur në jetën tuaj. Bëni përpara duke falur dhe harruar.
2. Shihini gjërat ndryshe. Gjithnjë i keni parë gjërat nga mënyra juaj. Një mënyrë e mirë për t`i lënë gjërat të rrjedhin, është të përpiqeni t`i shihni ngjarjet nga varianti i tij ose saj. Jo çdo ndodhi mund të ketë ardhur prej qëllimit të keq. Konsiderojini edhe ndjenjat e tjetrit, sepse herët ose vonë të gjithë preken nga ndarja.
3. Hiqeni mendjen. Jepini vetes një moment pushimi. Nuk ka nevojë të vraponi pas dikujt që ju la. Në të vërtetë do ta kuptoni se nuk ka qenë i domosdoshëm për ju. Merruni me jetën tuaj dhe ndërtoni një të ardhme të shkëlqyer për veten. Me kalimin e kohës, të gjitha plagët e ndarjes do të jenë fshirë nga zemra juaj dhe do të kenë mbetur vetëm kujtimet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here