Pasi u përjashtua nga “Miss Universe” për shkak se Rusia nuk e njeh Kosovën si shtet, kosovarja Mirjeta Shala sigurisht nuk mundi të bënte realitet një nga ëndrrat e saj të mëdha, të përfaqësonte vendin në një kompeticion të tillë me rëndësi.
Por duket se ajo shprehja pas një të keqe vjen një e mirë ka vlejtur për bukuroshen Shala.
Mësohet se Mirjeta Shala ka nënshkruar një kontratë pune me një nga biznesmenët më të rëndësishëm të botës, Donald Trump.
Këtë lajm e ka bërë të ditur fotografi shqiptar me famë në botë, Fadil Berisha.
Përmes rrjetit social “Facebook” ai ka shkruar:- “Congrats to Miss Kosovo signing with Trump Models (Urime Miss Kosovës, e cila do ti bashkohet modeleve të Trump).
Vargut të vajzave që Trump ka në shtëpinë e tij të modelingut i është shtuar edhe Mirjeta, e cila tashmë mund të thuhet se ka prekur ëndrrën e saj.