Çdo të thotë punë e shëndetshme?
Punë e shëndetshme do të thotë kur presioni (stresi) ndaj punonjësve është i përshtatshëm dhe në përputhje me kapacitetin dhe burimet e tyre , me sasinë e kontrollit që ata kanë mbi punën e tyre, dhe se sa mbështetje marrin në punë nga njerëz që kanë rëndësi për ta. Kur themi shëndet, në këtë rast nuk flasim thjeshtë për mungesë sëmundjeje, por për një gjendje plotësisht të mirë fizike, mendore dhe sociale. Me punë të shëndetshme nuk duhet të kuptojmë vetëm ambjente të mira të zyrave apo godinave ku punojmë, por promovim të vlerave, mbështetje dhe sa më pak presion.
Çfarë na shkakton stres në punë?
- Kur punonjësit përballen me kërkesa në punë të cilat janë përtej kapacitetit të tyre për ti kryer.
- Stresi ndodh në një gamë të gjërë rrethanash gjatë punës, por shtohet edhe më shumë kur punonjësit vënë re se kanë pak mbështetje nga shefat ose kolegët e punës.
- Ka shpesh një konfuzion mes presionit, nxitjes apo stresit dhe ndonjëherë kjo përdoret për të justifikuar praktikën e keqe të menaxhimit
Presioni në vendet e punës është i pashmangshëm për shkak të mjedisit të punëve bashkohore. Presioni perceptohet si i pranueshëm nga një individ, madje mund të mbajë punëtorët vigjilent, të motivuar, të aftë për të punuar dhe mësuar, në varësi të burimeve në dispozicion dhe karakteristikave personale. Megjithatë, kur presioni është i tepruar kthehet në stres. Stresi mund të dëmtojë shëndetin e punonjësve dhe performancën e biznesit.
Stresi në punë mund të shkaktohet nga organizimi i dobët i punës , mungesa e kontrollit mbi procesin e punës, menaxhimi i dobët i punës, kushtet e pakënaqëshme dhe mungesa e vlerësimit nga eprorët apo kolegët.
Cilët janë faktorët e rrezikut që mund të shkaktojnë stres në punë?
Faktorët e rrezikut lidhen së tepërmi me : përmbajtjen e punës dhe kontekstin e saj.
Përmbajtja e punës : (Monotonia, stimulimi ulët, detyrat e pakuptimta, mungesa e shumëllojshmërisë së punëve, etj) -Ngarkesa në punë dhe ritmi i punës (shumë ose pak punë për të bërë, puna nën presionin e kohës) -Pjesmarrja dhe kontrrolli (mungesa e pjesmarrjes në vendimarrje, mungesa e kontrollit mbi proceset e punës) –Oraret e punës (strikte, jo fleksibël, të zgjatura dhe jo sociale, të paparashikueshme, pa një plan të qartë)
Konteksti i punës përfshin: zhvillimin e karrierës, dhe pagesa( pasiguria e mbajtjes së vendit të punës, mungesa e mundësive për promovim, paqartësia në sistemin e vlerësimit të punës apo njohurive, të jesh më i kualifikuar ose më pak i kualifikuar për punën që bën) -Roli në organizatë ( rol i paqartë ose kondradiktor) -Mardhëniet ndërpersonale (pakujdesi apo mbështetje e pakët e supervizorëve, marrëdhënie jo të mira me kolegët, ngacmimi ose dhuna, puna e izoluar ose e vetmuar) –Kultura e organizimit( komunikimi i dobët, udhëheqja e dobët, mungesa e rregulave të sjelljes, mungesa e qartësis rreth objektivave, strukturat dhe strategjive të organizatës) -Balanca punë-jetë (kontradiktë mes kërkesave dhe nevojave të punës dhe atyre në shtëpi, mungesa e mbështetjes për problemet personale në punë, mungesa e mbështetjes për problemet e punës në shtëpi)