Kreu i LSI-së, Ilir Meta në reagim të protestës së bërë nga FRESSH për ‘vdekjen e drejtësisë’ ka deklaruar se avokati Spartak Braho, prokuror i përhershëm, edhe pse jo në detyrë ka dicka që mund t’i shërbejë drejtësisë dhe Ramës, për të parë se kush ndërhyn në gjykata për të mbuluar cështjet e korrupsionit.
“Unë video origjinale unë nuk kam, por avokati i madh dhe prokurori i përhershëm, Braho ka dicka e cila do të ishte tepër pozitive për hir të transparencës që ka Edi si apel, por ai si prokuror i përhershëm, që ska nevojë të paguhet, ka ditë që kërkon zonjën Rama ta ndihmojë në këtë drejtim”- tha Meta.
Meta e ka ftuar Ramën në një takim para syve të gjithë shqiptarëve, duke kërkuar ndihmën e Filip Cakulit në emisionin ‘Fiks Fare’ për të bërë ballafaqimet që sipas Rama i ka aq merak.
“E ftoj që duke nisur nga sot nëse Filip Cakuli na bën ndonjë favor e kur të dëshirojë me Doktorin e Sajmirin të dalë para shqiptarëve e ai të ketë orë për të dhënë prova, fakte, video, audio për kapjen që mund t’i jetë bërë gjykatës nga qeveria apo kryeministri. Meqë Edi na futi video përgjimet në politikë, kemi dicka jo montim, por origjinale, për të parë të gjithë se kush ndërhyn te prokuroria e gjyqtarët për qëllime politike”- tha ai.
Te rinjte e FRESSH protestuan me nje arkivol ne supe ku shkruhej ‘Drejtesia ka vdekur’, ne reagim te vendimit te Gjykates se Larte qe e shpalli Meten te pafajshem.
Kete proteste Meta e ka quajtur te papranueshme, duke ironizuar me Ramen. “Sa per biznesin e funeraleve mendoj që nuk është njerëzore të ecim në këtë drejtim. Para se të vazhdojë me këtë biznes do ishte mirë që miku ynë i dashur Edi të kërkonte falje për gjendjen që i la varrezat në 11 vjet në krye të bashkisë së Tiranës”- tha Meta.