OSHEE ka prerë lidhjet e paligjshme të energjisë në Shkodër, por disa tela të lënë në rrugë i kanë marrë jetën një gruaje. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Suç të Shkodrës, ku gruaja e cila po kalonte në rrugë, ka rënë në kontakt me energjinë.
Si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike gruaja, identiteti i së cilës nuk dihet ende, ka humbur jetën menjëherë.
Në vendngjarje kanë nisur forcat e policisë, dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.