Home Kosova Kosovë, Presidenti Sejdiu jep dorëheqjen

Kosovë, Presidenti Sejdiu jep dorëheqjen

683
0

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ka dhënë dorëheqjen nga detyra e kreut të shtetit. Ai e ka motivuar këtë veprim si respektim të Kushtetutës së Kosovës. Sejdiu ka njoftuar vendimin e tij gjatë një konference për shtyp, gjatë së cilës është angazhuar se do të vazhdojë të përpiqet për të mirën e Republikës së Kosovës, sovranitetin dhe integritetin e saj. Ai ka sqaruar se nuk e ka ushtruar asnjëherë detyrën e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës ndërkohë që ishte president.

Mirëpo, Gjykata Kushtetuese e ka deklaruar shkelje të rëndë të Kushtetutës mbajtjen e dy funksioneve në të njëjtën kohë nga ana e Sejdiut, duke krijuar një situatë të vështirë për presidentin e dorëhequr.

Presioni ndërkombëtar mësohet të ketë qenë një shtysë vendimtare për dorëheqjen e Fatmir Sejdiut, i cili më herët ishte shprehur se do të merrte një qëndrim pas shpalljes zyrtare të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here