Fernando Alonso është piloti më i shpejt në provat zyrtare për Çmimin e Madh të Singaporit në Formula 1.
Piloti i Ferrarit ka shënuar kohën më të mirë duke lënë pas kolegun e Red Bull, Sebastian Vettel dhe atë të McLaren, Lewis Hamilton.
Pas tre më të shpejtëve kanë rezultuar Jenson Button, Mark Webber dhe Rubens Barrichello.
Piloti tjetër i Ferrarit, Felipe Massa është detyruar të braktisë provat zyrtare që në sesionin e parë, pasi makina e tij u ndal në mes të pistës, duke mos u kualifikuar për garën e nesërme nga ku do të niset i fundit.