Home Aktualitet Miratohet projekti per xhamine e re

Miratohet projekti per xhamine e re

607
0

Pas 22 vitesh betejë myslymanët do të ndërtojnë xhaminë e tyre të re në sheshin e Namazgjasë, në lulishten mes Kuvendit dhe Komunitetit Mysliman. Komisioni i ngritur pranë bashkisë së Tiranës i ka dhënë ok kërkesës së myslimanëve për të hedhur themelet pikërisht aty ku u vu guri i parë për këtë qëllim.

Pas më shumë se 2 dekadave, muslimanët do të kënë xhaminë e kërkuar që të përmbushë detyrimet e tyre. Mendohet të jenë një ndër xhamitë më të mëdha në Ballkan dhe arkitektura do të jetë sa moderne aq edhe tradicionale.
Ky komision, që i ka hapur rrugë ndërtimit të xhamisë ka nisur prej kohësh konsultimet me komitetin musliman dhe ekspertët.
Por saktësimi se kur do të fillojnë punimet dhe nëse ndërtimi i kësaj xhamie do të kërkojë një konkurs ndërkombëtar do të zbardhen në mbledhjen e ardhshme të punës së komisionit.
Hapësira në të cilën do të ndërtohet xhamia kërkon më parë shpronësime, për shkak se një pjese e këtij sheshi është i zënë nga bulevardi dhe nga bizneset e ngritura në të.
Vendimi i komsionit të tanishëm e kthen në “pluhur” projektin e mëparshëm të një studio të huaj, në kohën kur Edi Rama ishte në krye të Bashkisë.
Ndërsa me ardhjen e Kryetarit Lulzim Basha, ndërtimi i xhamisë ishte një premtim në të cilën muslimanët u angazhuan plotësisht. Vetë komuniteti musliman është shprehur se gurin e parë të themelit të kësaj xhamie, ta vendosin në diten e Bajramit, si festen me te madhe te ketij komuniteti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here