Home Kulture Monumenti i 100 vjetorit, artistet ne gare

Monumenti i 100 vjetorit, artistet ne gare

709
0

Ka përfunduar konkursi ndërkombëtar për monumentin e 100 vjetorit të pavarësisë. Në të janë paraqitur 61 artistë me 80 bocete. Në konkurs, i cili ka zgjatur tre muaj kanë marrë pjesë artistë nga të gjitha trojet shqiptare, por të shumtë kanë qënë edhe autorë të huaj.
Ndërsa për sa i përket vendit ku do të vendoset, përmasave dhe kostoja financiare që do të ketë monumenti, akoma nuk janë vendosur.
Përzgjedhja e pesë boceteve më të mira do të kryhet nga data 21 deri në 25 mars, më pas ato do ti paraqiten komisionit shtetëror të 100 vjetorit të pavarësisë.

Së shpejti pritet të nisë konkursi për monumentet e tre personaliteteve të historisë sonë ,si Ismail Qemali, ajo e mbretit Zog, Hasan Prishtina si dhe një monument i cili i kushtohet “Kongresit të Lushnjës”. Gjithashtu përgjatë këtij viti do të vendosen monumenti i Azem Hajdarit dhe ai i ish-presidentit Tomas Willson.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here