Home Bota Alarm për bombë në avionin e linjës Toronto- Karaç

Alarm për bombë në avionin e linjës Toronto- Karaç

625
0

Një avion Boing, me 273 persona në bord, i linjës së fluturimit nga Kanadaja për në Pakistan është ulur në Suedi pas një alarmi për bombë. Lajmi bëhet i ditur nga Bbc onlinë e cila citon autoritetet suedese. Një zyrtar i aeroportit të Arlandës në Stokholm tha se avioni ishte nisur nga Tornoto drejt Karacit. Policia kanadeze, vijon zyrtari, ka patur informacion lidhur me mundësi e një pasagjeri me eksploziv në bord.

Tashmë avioni gjendet në pistë dhe aeroporti është i hapur për trafikun ajror. Policia suedeze po përpiqet të lidhet me personin që mund të ketë eksploziv. Sipas policisë ka qenë një grua që ka telefonuar në policinë kanadeze  ndërsa avioni ishte në fluturim nga Toronto në Karaci.  Policia suedeze do të evakuojë të gjithë pasagjerët e avionit që u ul në Stokholm pas një kërcënimi për bombë. Megjithatë ende nuk është e qartë nëse personi në bord ka apo jo eksploziv.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here